Lajme

Ikja e Yuri Kim/ Berisha thirrje FBI të hetojë pronat e saj në Shqipëri

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha i ka bërë edhe njëherë thirrje Departamentit Amerikan të Shtetit dhe Kongresit të ShBA-ve që të hetojnë pronat e Yuri Kim në Shqipëri.

Berisha e quajti një zhvillim pozitiv largimin e saj, duke theksuar se qëndrimi i Yuri Kim në Shqipëri ishte një hile e neveritshme që ajo me Olta Xhaçkën dhe Edi Ramën, i bëri vendit të vet, haptas.

“Së pari unë nga largimi i saj është një zhvillim shumë pozitiv. Zgjatja e qëndrimit të saj ishte një akt, një hile e neveritshme që ajo me Olta Xhaçkën dhe Edi Ramën, i bëri vendit të vet, haptas. Ajo për të zgjatur qëndrimin, për ti bërë shërbimet e fundit në këto zgjedhje dhe kundër opozitës, i kërkoi Ramës dhe Xhaçkës, që të thonë se po ikën. Shefat e saj pastaj thanë se nuk mund të na diktojnë se kur ikën, e kur rrin, etj. Së dyti, meqenëse ajo po ikën, i thashë në parlament mesazhin që kisha. 

Por një gjë që nuk mu kujtua në atë moment, po ja them tani. Ftoj përsëri Inspektorin e Përgjithshëm të Departamentit të Shtetit, Kongresin e SHBA dhe FBI-në, të hetojnë për pronat e saj në Shqipëri. Sikundër theksoj se, zëdhënësi i saj Edi Rama, aludoi se unë e kisha fjalën për Yuri Kim polakun. Unë nuk ngatërroj një polak me një amerikane kurrë. Nuk e kam patur kurrë fjalën për Yuri Kim polak. Por me të u dekonspirua një gjë, u tregua komunikimi që kanë ata të dy kundër meje. Tani nuk doli kush tjetër me më përgënjeshtruar mua veç Edi Ramës. Tani vetëkuptohet kjo, por unë nuk e kisha fjalën për një Yuri Kim polak. E them me përgjegjësi të plotë.” 

Rruga Press

Lexo më shumë  Maqedonci publikon pamje të ushtrimeve që po kryen Komanda e Forcave Tokësore
YouTube player