Identifikohet viktima e vrarë me armë zjarri në Shkodër, gjendet një automjet i djegur
Një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër i plagosur me armë zjarri mëngjesin e së premtes në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07.10 në lagjen “Rus”, ndërsa mësohet se viktima është Naim Bajri.
Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta. Ndërkohë një automjet është gjetur i djegur në Bypass.
Nga pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes duket se Bajri ka mbetur i vrarë në trotuar, pranë disa biznesneve. Nuk dihen ende detaje rreth identitetit apo gjendjes shëndetësore të personit tjetër që ka mbetur i plagosur.
Rruga Press