Kuriozitete

Identifikohen gjurmë mikroplastike në gjakun e njeriut. Burim kryesor: Shishet

Mikroplastika arrin deri në gjakun e njeriut. Shqetësimi i ngritur prej kohësh, për depërtimin kapilar të mikroplastikës duket se vërtetohet tashmë, pas një studimi të universitetit “Vrije” të Amsterdamit që ka shqyrtuar gjakun e 22 vullnetarëve përmes një teknike të re. Në 77% të rasteve të marra në shqyrtim, u identifikuan gjurmë mikroplastike me një përqendrim prej 1.6 µg/ml.

Mbetjet i përkasin llojit të plastikës me të cilën janë bërë shishet e ujit, pasuar nga polimeret e përdorura në amballazhe, polistireni dhe polietileni. Në disa prej kampioneve u identifikuan gjurmë të dy apo tre polimerëve të ndryshëm. Konfirmimi në fjalë shton shqetësimet për shëndetin e popullsisë globale, pasi nuk ka ende të dhëna dhe mundësi prove për të kuptuar mundësitë e daljes së mikroplastikës nga enët e gjakut drejt organeve dhe se çfarë provokon një gjë e tillë.

Këto të dhëna janë të parat në llojin e tyre dhe duhen zgjeruar për të marrë informacione mbi masën e ndotjes plastike në brendësi të trupit njerëzor dhe sesa kjo mund të jetë e dëmshme. Me këto informacione mund të përcaktojmë nëse ekspozimi ndaj grimcave plastike mund të jetë një kërcënim për shëndetin publik

citohet Marja Lamoree, një ndër autoret e studimit.

Plastika është cilësuar si një ndër pordhimet sintetike industriale që duhen hequr nga qarkullimi për shkak të pasojave në mjedis.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *