Lajme

Ibishi: Mund të përsëritet rasti i Banjskës, ndërkombëtarët t’i bëjnë trysni Serbisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të shtunën e 23 dhjetorit se ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq është duke përdorur sulme të reja ndaj Kosovës pas atij të 24 shtatorit në Banjskë.

Ai në një konferencë për media kishte përmendur disa lokacione në Serbi, ku tha se grupi po kryen trajnime përfshirë poligone ushtarake të Serbisë.

Pas kësaj deklarate të Kurtit e menjëhershme ishte ajo nga Serbia.

Ministria e Mbrojtjes ka mohuar akuzat e kryeministrit Kurti duke i quajtur “absurde”.

Pas sulmit të 24 shtatorit, NATO-ja ka rritur numrin e ushtarëve shtesë në Kosovë duke e rritur në 4 600.

Paralajmërimet dhe shtimi i trupave shtesë të ushtarëve sipas njohësve të sigurisë janë sinjale që mund të ketë sulm të ri nga Serbia.

Lexo më shumë  Britania e Gjermania mbështesin vendimin për konvertimin e patentë shoferëve ilegalë në RKS

Eksperti i Sigurisë, Nuredin Ibishi, ka thënë për “Front Online” se situata është ende e tensionuar në veri.

“Situata vazhdon të jetë e tensionuar në veri. Me paralajmërimet dhe interesimet e gjendjes së sigurisë nga institucionet vendore e ndërkombëtare është shtuar gatishmëria për mundësinë për të parandaluar një rrezik të tillë”, ka thënë Ibishi, duke shtuar se Serbia kësaj radhe do ketë llogaritje tjera jo përmes kufirit.

“Serbia nuk heziton të merr veprime ndoshta jo të një sulmi agresion përmes kufirit, por mendon t’i flirton forcat nga brenda përmes kufirit prandaj është dyfishuar njësia e KFOR-it për ta përcjellë dhe policinë. Mundësia e sulmit është por Serbia nuk do të heqë dorë që në fund të bëjë destruksion në fazën e dialogut e bisedimeve që të ketë ngecje. Kjo mund të jetë një rrezik për një mundësi të tillë të përsëritjes së situatën në Banjskë por edhe masa e llogaritje tjera”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  KFOR-i gjen një pushkë me 13 fishekë të vendosur në një pemë në Zveçan

Ibishi ka thënë se Serbia duhet të paralajmërohet nga ndërkombëtarët që mos të merr veprime të tilla.“Ndërkombëtarët duhet t’i bëjnë trysni Serbisë që mos të ndërmerr veprime të tilla ngase KFOR-i tha se çdo kush që e ngritë konfliktin do të përgjigjët menjëherë. Të bëjnë vlerësimin në bazë të analizave nga institucionet e inteligjencës dhe të ngritin gatishmërinë e forcave institucionet tona”, ka deklaruar Ibishi.

Rruga Press

YouTube player