Bota

‘I vdekuri’ ngrihet në këmbë brenda morgut/ Ministria e Shëndetësisë Ruse: Skenar!

Në rrjetet sociale në Rusi prej disa ditësh janë shfaqur pamjet e kamerave të sigurisë brenda një morgu, ku shihet se si trupi i një burri të mbuluar me çarçaf “rikthehet në jetë”. Video bëri bujë të madhe në rrjet, pasi personi që pretendohej se kishte ndërruar jetë ngrihet në këmbë dhe fillon të ecë.

Lexo më shumë  Suedia do të përgjysmojë çmimet e biletave mujore të transportit publik përpara zgjedhjeve
YouTube player

Punonjësit e morgut nuk kanë komentuar asgjë lidhur me këtë çështje, ndërsa ka pasur zëra që thonë se kjo është një shaka dhe një “skenar”. Pas këtyre zërave ka ardhur dhe reagimi nga ministria e shëndetësisë në Rusi.

“Videoja është fake. Dhoma në video që pretendohet të jetë një hapësirë brenda morgut në Tver – nuk duket të jetë origjinale. Në Tver nuk ka morg të ngjashëm me atë në video”- thuhet në reagimin e ministrisë.

Lexo më shumë  Gjenerali estonez: Jemi gati për Rusinë

Rruga Press

YouTube player