Lajme

I shpërtheu tritoli në banesë, Duka: Kamerat filmuan autorin me kapuç

Duka: Nuk kam mundësi të bëj deklaratë tani. E ka dëgjuar gjithë Durrësi që më kanë vënë dinamit te dera e shtëpisë. Në shtëpi kanë qenë familja, gruaja, djali. Fatmirësisht nuk kanë mbetur të lënduar. Shpërthimi ka qenë shumë i fortë, porta ka dalë jashtë përdorimit. Kemi pamjet e kamerave të sigurisë që tregojnë një njeri me kapuç që afrohet te porta dhe vë dinamitin te mekanizmi ku hapet dhe mbyllet porta. Këta nuk lënë krim pa u zbuluar.

Lexo më shumë  Presidentja Osmani bisedon me homologun gjerman për Këshillin e Evropës

Veliaj ka deklaruar se ky është një film i bërë nga ju, është e vërtetë?

Duka: Po ç’lidhje ka more, çfarë filmash…

Tek kush keni dyshim?

Duka: Unë s’jam polic, kur të bëhem polic do kem dyshime. Faleminderit./Dosja.al

Rruga Press

YouTube player