Bota

I shiti vajzën për $15 mijë, ai e telefonon pas dasmës: I preva fytin, eja merre

AUSTRALI – Nëna e një gruaje të re afgane, e cila u vra nga burri i saj, është akuzuar se e detyroi vajzën e saj në një martesë me zor për një pagesë prej 15,000 dollarësh.

Sipas Daily mail, Sakina Muhammad Jan, 45 vjeç, akuzohet se e shiti të bijën në një martesë të detyruar dhe do të dalë para gjykatës. Policia thotë se ajo i bëri presion vajzës së saj Ruqia Haidari, 21 vjeç, për t’u martuar me shoferin 25-vjeçar, Mohammad Ali Halimi, në nëntor 2019. Çifti u takua vetëm katër herë përpara se të martoheshin para qindra të ftuarve jashtë Shepparton,180 km në veri të Melburnit.

Lexo më shumë  Zelenskyy akuzon Rusinë se po përpiqet ta përfshijë Bjellorusinë më thellë në luftën kundër Ukrainës

Martesa u përkeqësua shpejt pasi çifti fluturoi në anën e kundërt të Australisë për në Perth, vetëm dhjetë ditë pasi Haidari mbaroi shkollën vitin e kaluar në Kolegjin McGuire. Vajza e re në mënyrë të përsëritur kundërshtoi përpjekjet e të shoqit për të kryer marrëdhënie me të, ndaj ai telefoni vëllain e saj disa herë i zemëruar.

Më 18 janar, Muhamed Taqi Haidari, i vëllai dëgjoi teksa dyshja debatonin duke mos e kuptuar se do të ishte hera e fundit që do dëgjonte zërin e motrës së tij. Ai e telefonoi sërish kunatin duke i thënë të vinte të merrte trupin e së motrës. Halimi kishte marrë një thikë inoxi nga kuzhina dhe i preu fytin dy herë vajzës.

“Nëse je burrë, eja merr trupin e pajetë të motrës, ja kam prerë fytin”, i tha ai.

Ai u dënua me burgim të përjetshëm në fillim të këtij viti. Haidari dhe familja e saj kishin ikur nga Afganistani për në Australi kur ajo ishte 16 vjeç, duke kërkuar një jetë më të mirë për veten e tyre. Martesa e detyruar konsiderohet një formë e skllavërisë në Australi dhe një vepër penale, por askush nuk është dënuar ndonjëherë për orkestrimin e një martese të detyruar aty.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *