Lajme

I mbijetuan aksidentit në Bullgari, raportohet gjendja shëndetësore e 7 të rinjve

BULLGARI – Shtatë të mbijetuarit të aksidentit të tmerrshëm në Bullgari ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ata janë shtruar në spitalin Porogov në kryeqytetin bullgar.

Në lidhje me të mbijetuarit, doktoresha e spitalit Marja Argirova raporton për mediat vendase se pasagjerja 17-vjeçare dhe pesë pacientë të tjerë janë shtruar në repartin e djegieve, kurse pacienti i shtatë është dërguar në repartin e traumës.

Lexo më shumë  Këlliçi: Për pak javë karriera politike e Veliajt do mbyllet

Aksidenti i tmerrshëm ndodhi në orën 03:00 të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Sofje-Bollgoevgrad. Pasagjerët ishin turistë që po ktheheshin nga një vizitë turistike në Turqi. Në orën 21:00 autobusi hyri në territorin bullgar dhe një orë përpara se të shpërthenin flakët ai u furnizua me karburant.

Deri tani janë konfirmuar 46 viktima.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *