Bota

Qytetarët ukrainës pjesë e taktikave të padëgjuara që po u shkaktojnë rusëve humbje të mëdha

Një kolonë me mjete ushtarake të ushtrisë ruse ka qenë objekt i bombardimit të Mbrojtjes ushtarake të Ukrainës, të cilët i kanë goditur falë koordinatave të dhëna nga qytetarët ukrainas.

Diplomati ukrainas dhe ish-amabsadori i Ukrainës në Austri ka publikuar pamje të ushtrisë ruse në flakë, teksa ka shkruar se ukrainasit me telefonat e tyre celularë po ua dërgojnë koordinatat ushtrisë ukrainase se ku ndodhen rusët.

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus

“Kudo që vjen ushtria ruse, aty janë ukrainasit me telefona celularë, duke ia dërguar koordinatat ushtrisë. Mund të vraponi, por s’mund të fshiheni”, ka shkruar ai.

Një llogari tjetër në Twitter që merret me lokacionet në luftën mes Rusisë dhe Ukrainës ka postuar poashtu fotografi nga vendi ku mjetet ushtarake ruse goditen nga ushtria ukrainase.

Lexo më shumë  Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së “po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *