KryesoreLajme

(Video) Rama ia la në dorë Butrintin/ Drejtori i Fondacionit, Richard Hodges e konsideronte Shqipërinë shtet artificial të krijuar pa shqiptar

Kreu i Fondacionit që do të menaxhojë Butrintin, Richard Hodges gjatë një leksioni të mbajtur vite më parë për studentët në Romë e cilëson Shqipërinë një shtet të krijuar artificialisht pa pasur asnjë shqiptar.

Në një video të publikuar nga Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore shfaqet Hodges teksa jep leksione para studentëve duke e cilësuar Shqipërinë si produkt të fuqive të mëdha dhe shtet të formuar pa pasur asnjë shqiptar në kohën e themelimit.

“Është një vend (Shqipëria) i krijuar artificialisht pa pasur asnjë shqiptar, nga anglezët dhe fuqitë e tjera të mëdha në Londër. Morën një vendim politik pas Luftës së Dytë Ballkanike”, thotë Hodges.

Më pas, në të njëjtin leksion Richard Hodges i referohet autonomisë së zgjeruar që mori për pak kohë nga Princ Vidi dhe “Protokolli i Korfuzit” jugu i Shqipërisë, duke përfshirë këtu edhe Korçën. Këtu, Hodges përkundër fakteve historike flet edhe për dëbim të grekëve. Ai deklaron se si pasojë e përfshirjes së Butrinitit dhe zonës përreth në shtetin shqiptar “Shumë grekë ikën drejt Korfuzit dhe zonave në Jug”.

Lexo më shumë  Dëshmitë e krimit: Kosova bëhet me muze të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

Bordi i Fondacionit të Menaxhimit të Butrintit që do të marrë nën menaxhim Butrintin përbëhet nga 5 anëtarë, 2 prej të cilëve nga Ministria e Kulturës, 2 të tjerë nga partneri strategjik AADF, ndërsa një i pestë është pikërisht arkeologu britanik Richard Hodges.

Kontributi fillestar financiar i partnerit strategjik është 5 milionë dollarë, ndërsa ai i Ministrisë së Kulturës, 2 milionë dollarë.

Një përqindje e të ardhurave të Parkut të Butrintit (duke filluar me 0,5% vitin e parë, deri në 2% e të ardhurave në vitin e katërt) të do të derdhen në Fondin e Trashëgimisë Kulturore, për t’u investuar në site të tjera të trashëgimsië kulturore në Shqipëri.

Marrëveshja e miratuar nga qeveria shqiptare mbështetet në Planin e Menaxhimit të Integruar për Parkun Kombëtar të Butrintit 2020 – 2030, një dokument prej 300 faqesh, hartuar nga kompania angleze “Prince and Pearce”, kontraktuar dhe mbështetur financiarisht nga Fondacioni Shqiptaro Amerikan për Zhvillim.

Studiues dhe emra të njohur të trashëgimisë kulturore shqiptare ngritën shqetësime gushtin e vitit 2020 kur u prezantua Plani i menaxhimit të Butrintit për një formë të tillë menaxhimi përmes fondacioneve jo-shtetërore.

Lexo më shumë  Muja: Kontratat njëburimore janë përgjysmuar, propaganda e opozitës është e pabazë

Zëri i Amerikës shkruan se arkeologu Neritan Ceka tha se Plani i Menaxhimit nuk kishte në ekipin e tij asnjë arkeolog shqiptar.

Ndërsa studiuesi Agron Alibali, tha se Shqipëria ishte në shkelje të Konventës së Parisit, e cila përcakton rolin e padiskutueshëm parësor të shteteve anëtare, të njohura si “Shtete Palë”, në administrimin e pasurive kulturore dhe natyrore në territoret e tyre.

Në janar të këtij viti qeveria shqiptare mori një tjetër vendim duke reduktuar sipërfaqen e zonës së mbrojtur të Parkut Kombëtar të Butrintit nga 9.424,2 ha në 8.622,2 ha në kuadër të shqyrtimit të kufijve të disa parqeve natyrore dhe kombëtare në vend.

Sipas hartës së bashkëngjitur vendimit të qeverisë për Butrintin një sipërfaqe prej rreth 800 ha nga Manastiri, Gjiri i Hartës dhe deri në kufirin jugor tek Gjiri i Pemës së Thatë, nuk përfshihet më në statusin e zonës së mbrojtur, duke i hapur rrugën investimeve turistike.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *