Lajme

I dënuar për shpërdorim detyre, lirohet nga burgu ish-drejtori i RTSH, Thoma Gëllçi

Ish-drejtori RadioTelevizionit Shqiptar, Thoma Gëllçi është liruar nga burgu.

GjKKO ka marrë vendimin për lirimin e Gëllçit, i ciliu dënua me 1 vit e 4 muaj burg për shpërdorim detyre.

GJKKO pranoi kërkesen e avokatit Dorian Matlia për lirimin e tij për shkak se i kanë mbaruar afatet e dënimit. Ndërkohë cështja ndaj tij do të zhvillohet në apel ku Gëllci kërkon pafajësi.

Ish-drejtori i RTSH-së Thoma Gëllçi u dënua nga GJKKO me dy vite burg, për shkak të një abuzimi me tenderin për RTSH Agro. Gëllçi përfiton nga gjykimi i shkurtuar, duke iu ulur kështu dënimi në 1 vit e 4 muaj. Po ashtu, ai nuk duhet të ushtrojë asnjë funksion publik për 5 vitet e ardhshme.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Thoma Gëllçi dhe tre punonjës të KVO u arrestuan nga SPAK pasi dyshohet se kishin kryer shkelje ligjore në këtë procedurë prokurimi, për blerjen e materialeve për hapjen e kanalit RTSH Agro. Thoma Gëllçi gjatë dëshmisë së tij para prokurorëve kishte  sqaruar se e kishte bërë zgjatje të kontratës me kompaninë, duke nënvizuar faktin se është një procedurë që e parashikon ligji i prokurimit.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

Ai ka mohuar kategorikisht që të jetë abuzuar me fondin prej rreth 87 milionë Lekësh për hapjen e kanalit RTSH Agro. Zyrtarët e RTSH-së u arrestuan në fillim të muajit Tetor të vitit të shkuar, pas denoncimit që bënë kompanitë e skualifikuara në tender. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *