Bota

I dekoruar nga vetë Valdimir Putini, ukrainasit vrasin Gjeneralmajorin e radhës

Gjenerali rus Vladimir Frolov, zëvendëskomandant i Ushtrisë së 8-të të Distriktit Jugor, u vra në luftime në Ukrainë.

Gjeneralmajor Vladimir Frolov u varros të shtunën në varrezat Serafimovsky në Shën Petersburg.

Në ceremoni mori pjesë edhe guvernatori i Shën Petersburgut, Aleksandër Beglov. Gjatë ceremonisë, Guvernatori Beglov tha se gjenerali Frolov është një ushtar karriere
Vladimir Frolov mori gradën e gjeneral-majorit me dekret të Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, më 12 dhjetor 2019.

Lexo më shumë  Putini në telashe, Rusia më shumë po humb territore se po fiton në Ukrainë

Sipas mediave lokale, gjenerali Frolov është ushtari i tetë në St. Peterburg konfirmoi vdekjen e tij në luftën në Ukrainë. Më 12 prill, populli i Shën Peterburgut i dha lamtumirën e fundit nënkolonelit Miras Bashakov me nderime ushtarake. I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe guvernatori i qytetit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *