Bota

I burgosuri i torturuar që akuzohet lidhur me sulmin e 11 shtatorit, mund të lirohet

Autoritetet amerikane kanë rekomanduar lirimin e një të burgosuri me probleme të shëndetit mendor nga qendra e burgimit në Guantanamo dhe riatdhesimin e tij në Arabinë Saudite, sipas një dokumenti qeveritar.

I dyshuar si rrëmbyesi i 20-të i Al-Qaidas për sulmet e 11 shtatorit 2001, Mohammed al-Qahtani u torturua nga hetuesit në bazën ushtarake amerikane në Kubë, ku ai ka qenë i ndaluar për gati dy dekada.

Qeveria e ndali çështjen kundër tij në vitin 2008 për shkak të abuzimit që ai përjetoi në burg.

Lexo më shumë  Ukraina përgatit terrenin për sulme në Krime pas mbërritjes së aeroplanëve luftarakë F-16

Mbajtja e al-Qahtanit “nuk është më e nevojshme si mbrojtje kundër një kërcënimi të vazhdueshëm për sigurinë e Shteteve të Bashkuara”, tha bordi i rishikimit, një panel i përbërë nga disa agjenci të sigurisë kombëtare të SHBA-së, në një përmbledhje të vendimit të tij.

Në vendim thuhet se al-Qahtani mund të transferohet dhe të kthehet në Arabinë Saudite ku mund të marrë trajtim mendor dhe të rehabilitohet në qendrën për ekstremistët.

Ai ishte një nga të parët që u dërgua në burg në Guantanamo më 2002.

Tortura ndaj tij është dokumentuar gjerë dhe ka nxitur grupet për të drejtat e njeriut të reagojnë. Ai ka qenë subjekt i izolimit shumë të gjatë, privimit nga gjumi, poshtërimit seksual dhe abuzimeve të tjera, raporton Guardian.

Lexo më shumë  Stoltenberg: NATO po shqyrton vendosjen e armëve bërthamore

Në janar, SHBA-ja aprovoi lirimin e pesë nga 39 burrave që gjenden ende në Guantanamo.

Dhjetë të tjerë, përfshirë ideatorin e pretenduar të sulmeve të 11 shtatorit, Khalid Sheikh Mohammed, po presin gjykimin nga një komision ushtarak.

Qendra e dënimit u krijua pas sulmeve 2001 për të mbajtur të dënuarit terroristë.

Rruga Press

YouTube player