Sport

Hysaj shënon, Lazio luan “tenis” me Spezian

Elseid Hysaj e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën e tij me Lazion. Në ndeshjen e tij të dytë zyrtare me bardhekaltërit, mbrojtësi i kombëtares sonë ka arritur të shënojë.

Pas një pasimi të saktë të Luis Albertos në minutën e 70, Hysaj doli i vetëm para portës kundërshtare dhe mposhti portierin e Spezias, duke çuar shifrat në 5-1 për ekipin e tij.

Ndërkohë, kur luante me Napolin, Hysaj e gjeti rrugën e rrjetës pas plot 6 vitesh.

Lazio fitoi 6-1 ndaj Spezias, me një tregolësh të Ciro Immobile, duke marrë kryesimin e Serisë A.

Ndërkohë, Atalanta nuk shkoi dot më shumë sesa një barazim 0-0 ndaj Bologna.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *