BallinaLajme

Hysaj dhe Rrahmani sërish pozitiv me COVID-19

E pabesueshme ajo që po ndodh me dy futbollistët shqiptarë të Napolit Elseid Hysaj dhe Amir Rrahmani. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare dhe kapiteni i përfaqësueses së Kosovës nuk do të jenë pjesë e sfidës ndaj Real Sociedad pasi kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Edhe pse janë infektuar rreth 25 ditë më parë gjatë grumbullimeve me kuqezinjtë dhe dardanët, Hysaj dhe Rrahmani kanë rezultuar pozitiv ndaj tamponëve që kanë kryer futbollistët e Napolit ditën e mërkurë, para sfidës ndaj Real Sociedad.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti takon liderë evropianë në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian

Lajmi është njoftuar nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, nga klubi napolitan, ku shkruhet se 2 mbrojtësit janë ripozitivizuar dhe do të izolohen në shtëpi, në pritje të tamponit të ri.

“Të gjitha tamponët e bëra dje në mëngjes për pjesëtarët e ekipit janë negativë për Covid-19, me përjashtim të Amir Rrahmanit dhe Elseid Hysaj, të cilët janë ripozitivizuar dhe do të izolohen në shtëpi në pritje të përgjigjeve të një tamponi të ri”, shkruhet në njoftimin e Napolit.

Hysaj dhe Rrahmani kanë humbur deri tani 6 sfida të Napolit, tre në Serie A dhe 3 në Europa League përfshirë edhe sfidën e të entjes ndaj Real Sociedad. Dy futbollistët shqiptarë shpresojnë të jenë gati për takimin e së dielës në kampionat ndaj Sampdorias.

Lexo më shumë  Haxhiu takohet me u.d kryesuesen e KGJK-së, diskutojnë për zhvillimet aktuale në sistemin gjyqësor
YouTube player