BallinaLajme

Hyrja në Malin e Zi nga 22 dhjetori, vetëm me testin negativ për COVID

Ministria e Jashtme e Shqipërisë njoftoi se nga Mali i Zi, Ministria e Shëndetësisë e këtij shteti ka prezantuar masa të reja për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19.

Konkretisht, duke filluar nga data 22 dhjetor e deri më 11 janar 2021, shtetasve shqiptarë, ashtu edhe si shtetasve të tjerë të huaj, u mundësohet hyrja në Mal të Zi vetëm nëse janë të pajisur me rezultat negativ të testit PCR dhe jo më të vjetër se 72 orë.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Ndërsa shtetasve shqiptarë u mundësohet transiti i lirë përmes Malit të Zi, duke kontrolluar kohën e hyrjes në vend, kalimin e pikave të kontrollit dhe daljen nga Mali i Zi, pa mundësi qëndrimi në vend.

Sa i përket turistëve të huaj që do të akomodohen në hotelet malazeze, njoftohet se hotelet dhe restorantet do të qëndrojnë hapur vetëm në oraret 07.00 deri në orën 16.00, ndërsa më pas do të shfrytëzohet vetëm shërbimi në dhomë.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Rruga Press

YouTube player