Lajme

Hyri me kallash në lokal, në kërkim Ramazan Rraja, nipi i deputetit të PS-së

Nipi i deputetit të PS Rrahman Rraja, Ramazan Rraja është një prej te personave të armatosur me kallash që rreth tre javë më parë terrorizuan klientët një lokal në Zejmen të Lezhës.

Sipas policisë Rraja bashkë me dy persona të tjerë të shpallur në kërkim kanë kontrolluar të gjithë klientët pasi kishin shkuar për të kërkuar kushëririn e pronarit të lokalit i cili kishte pasur një konflikt me mikun e tre të armatosurve. Ai nuk ka qenë në lokal në momentin e ngjarjes duke bërë që tre të armatosurit të largohen.

Lexo më shumë  Kushtoi 1.2 milionë euro, degradohet gjendja e rrugës në Unazën e Poshtme të Burrelit

Bashkë me Rrajën në lidhje me këtë ngjarje janë shpallur në kërkim edhe A. D., 31 vjeç, banues në Fushë Krujë dhe R. B., 29 vjeç, banues në Pllanë, Lezhë

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja” e mbetur në tentativë, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kanosja”, e mbetur në tentativë, të kryera në bashkëpunim./Abcnews

Lexo më shumë  Telashe për “One Albania". Aksionet e 4iG bien mbi 30%, nën hijen e Viktor Orban dhe frikës për hetime

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *