Lajme

“Hyp se të vrava, zdryp se të vrava”, Jimmy Kimmel flet shqip në emision, Dua Lipa kalon me sukses testin

Dua Lipa është një nga ambasadoret më të mira që ka vendi ynë në arenën ndërkombëtare.

Ajo ka promovuar Shqipërinë në sytë e gjithë botës dhe kështu ka bërë edhe kësaj here.

E ftuar në Jimmy Kimmel Live, bukuroshja ka treguar edhe njëherë se është një njohëse shumë e mirë e gjuhës shqipe.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

Moderatori i ka sjellë asaj disa shprehje frazeologjike në shqip si “i ka bërë rrush e kumbulla” apo “hyp se të vrava, zdryp se të vrava” dhe Dua Lipa ka shpjeguar më së miri kuptimin e tyre.

Duhet thënë se Jimmy Kimmel i ka thënë këto fjalë në gjuhën shqipe që e ka surprziuar jo pak bukuroshen shqiptare.

https://www.facebook.com/watch/?ref=embed_video&v=916139920220520

Lexo më shumë  Në Kosovë nis fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”
YouTube player