Lajme

Hyn në fuqi vendimi: Ndërtuesit që përjashtohen nga tatimi 15%, si llogaritet taksa

SHQIPËRI – Ndryshon udhëzimi për tatimin e kalimit të së drejtës të pronësisë të pasurive të paluajtshme. Udhëzimi i përbashkët i Ministrisë të Financave dhe Ekonomisë dhe Agjencisë shtetërore të kadastrës është botuar në Fletoren Zyrtare. Me kalim të së drejtës së pronësisë, kuptohet akti i shitjes, dhurimit apo heqjes dorë nga pasuria e paluajtshme. Udhëzimi i ndryshuar përcakton se nuk do të jenë subjekte të tatimit mbi të ardhurat personale nga kalimi i së drejtës së pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme: sipërmarrësit (ndërtuesit) në fushën e ndërtimit, të pajisur me NIPT, pavarësisht nga statusi (“person fizik” apo “person fizik tregtar”), të cilët ndërtojnë për qëllim shitjeje dhe investitorët në fushën e ndërtimit, të cilët financojnë produktin e ndërtimit me qëllim shitjeje, në rastet kur janë të regjistruar në QKR (janë të pajisur me NIPT) dhe u është caktuar përgjegjësia tatimore.

Udhëzimi i mëparshëm parashikonte se vetëm investitorët në biznesin e ndërtimeve, të cilët janë regjistruar në organet tatimore si persona juridikë, (shoqëri tregtare) me objekt ndërtimin dhe shitjen e pasurive të paluajtshme, nuk janë subjekt i tatimit mbi të ardhurat personale nga kalimi i së drejtës së pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme. Sakaq subjektet e mësipërme do të jenë pagues të taksës vendore mbi kalimin e së drejtës së pronësisë për pasuritë e paluajtshme, sipas parashikimeve në nenin 28, të ligjit nr. 9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar.”.

Me qëllim eliminimin e shmangies së tatimit dhe të abuzimit me parimet e ligjit tatimor, përveç taksës vendore mbi kalimin e së drejtës së pronësisë për pasuritë e paluajtshme, do të paguajnë edhe tatimin mbi të ardhurat personale nga kalimi i së drejtës së pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme, subjektet që gjenden në kushtet e mëposhtme, si: a) investitorët në fushën e ndërtimit, të cilët financojnë produktin e ndërtimit, me qëllim shitjeje në rastet kur nuk janë të regjistruar në organin tatimor (nuk janë të pajisur me NIPT) dhe nuk u është caktuar përgjegjësia tatimore; b) personat fizikë tregtarë, në rastet kur e kanë marrë këtë status dhe janë pajisur me NIPT në momentin që kanë nisur shitjen e produktit të ndërtimit. Personat, që lejen e ndërtimit dhe regjistrimin e pasurive e përfitojnë në emrin e tyre si individë, nëse në momentin që fillojnë shitjen e produktit të ndërtimit, pajisen me NIPT, “person fizik”, duhet të paguajnë edhe tatimin mbi të ardhurat personale nga kalimi i së drejtës së pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme ose tatimin mbi fitimin nga veprimtaria tregtare; c) individët, të cilët lejen e ndërtimit, të shfrytëzimit/përdorimit dhe regjistrimin e ndërtimeve e kanë në emrin e tyre si individë, por në momentin kur fillojnë shitjen, pajisen me NIPT “Person fizik” dhe më pas e mbyllin dhe vazhdojnë shitjet po si individë. Këta individë duhet të paguajnë edhe tatimin mbi të ardhurat personale nga kalimi i së drejtës së pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme ose tatimin mbi fitimin nga veprimtaria tregtare.”

Lexo më shumë  Çeku në Prizren: Nga ish-qeveritë nuk na dallon vetëm puna e suksesi por edhe vizioni për vendin tonë

Udhëzimi i 2018-s përcaktonte subjekt i tatimit mbi të ardhurat personale nga kalimi i së drejtës së pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme janë vetëm investitorët në biznesin e ndërtimeve, të cilët janë regjistruar në organet tatimore si subjekte me status “person fizik tregtar”. Për rastet e shitjes së ndërtesave me koeficient amortizimi mbi 50%, vlera e shitjes së pasurisë së paluajtshme për efekt të tatimit do të përcaktohet nga persona të licencuar për vlerësimin e pasurive të paluajtshme, dhe do të merren parasysh nga ASHK-ja vetëm një herë (për një transaksion të realizuar) nga vetëm në rastin e shitjes të parë që përcaktohej në udshëzimin e mëparshëm.

Udhëzimi përcakton se për rastet kur për truallin e këmbyer nuk ekziston një kontratë shitjeje apo akt rivlerësimi, si vlerë e truallit për metër katror të dhënë në këmbim të përfitimit të sipërfaqes së banimit / tregtisë/shërbimit do të konsiderohet vlera, sipas çmimeve për m2 sipërfaqe trualli të dhëna në VKM-në nr. 89, datë 3.2.2016, “Për miratimin e hartës së vlerës së tokës në Republikën e Shqipërisë”, apo të akteve vijuese nënligjore, që miratojnë çmimet referuese mbi tokën për metër katror. Për kontrata të tilla të shkëmbimit, si moment për përcaktimin e çmimit të truallit për metër katror, do të merret data e regjistrimit në ZVRPP të kontratës së shkëmbimit ndërmjet investitorit dhe pronarit të truallit.

Shembull nr. 7

Llogaritja e tatimit mbi kalimin e së drejtës së pronësisë

Pronari i truallit AA, me banim në Korçë, i cili ka përfituar disa apartamente në shkëmbim të truallit me shoqërinë e ndërtimit “Ndërtimi” sh.p.k. kërkon t’i shesë individit BB një apartament me sipërfaqe 72 m2 me çmimin 3,384,000 lekë, shitje të cilën e realizon me kontratë shitje të datës 12.1.2015. Pronari i truallit i ka përfituar apartamentet nga shoqëria ndërtuese me kontratë shkëmbimi të datës 5.7.2007 dhe të regjistruar në ZVRPP në datën 20.9.2008.

Lexo më shumë  Shqipëria në 2024 shiti më pak prodhime shqiptare në tregjet ndërkombëtare ndërsa nga ana tjetër bleu më shumë mallra të huaja. Bizneset në prag falimentimi

Vlera e apartamentit, sipas çmimeve të referencës është: 72 m2 x 47,000 lekë/m2 = 3,384,000 lekë Duke qenë se vlera me çmimet e referencës është e barabartë me vlerën e apartamentit të pasqyruar në kontratën e shitjes, atëherë si vlerë në shitje do të merret vlera në kontratën e shitjes, pra vlera 3 384 000 lekë (vlera në shitje). Si vlerë në blerje do të llogarisim vlerën, sipas çmimit të pjesës së truallit që i takon apartamentit prej 72 m2 që shet individi AA. Supozojmë se sipërfaqja e truallit që ai i ka dhënë shoqërisë së ndërtimit “Ndërtimi” sh.p.k. ka qenë 720 m2 . Këtë sipërfaqe trualli e ka shkëmbyer me 4 apartamente, secili nga 72 m2 . Pra, sipërfaqja e ndërtimit që ka përfituar nga këmbimi truallndërtesë është 288 m2. Supozojmë se vlera e truallit në datën 20.9.2008, kur është bërë regjistrimi në ZVRPP-në i kontratës së këmbimit, ka qenë 10,000 lekë m2 . Pra, vlera totale e truallit ka qenë 720 m2 x 10,000 lekë/m2 = 7,200, 000 lekë. Kjo vlerë trualli është këmbyer me: 72 m2 x 4 apartamente = 288 m2 sipërfaqe ndërtimi. Pra, për rrjedhojë vlera e 1 m2 sipërfaqe ndërtimi të përfituar është: 7,200,000 lekë : 288 m2 = 25,000 lekë m2. Meqenëse individi AA shet vetëm 72 m2 , vlera që do të llogaritet si çmim blerjeje për këtë apartament do të jetë: 25 000 lekë/m 2 x 72 m2 = 1 800 000 lekë Tatimi që duhet të paguajë shitësi AA është: (vlera në shitje – vlerën në blerje) x 15% (3 384 000 – 1 800 000 ) x 15% = 237 600 lekë.

Kalimi i së drejtës së pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme, tokë (truall apo tokë bujqësore) dhe ndërtesë, tatohet 15 % të fitimit kapital të realizuara. Individi që kalon të drejtën e pronësisë mbi pasurinë e paluajtshme, paguan tatimin para kryerjes së regjistrimit të aktit të kalimit të pasurisë, në përputhje me aktet dhe procedurat ligjore në fuqi. Pasuria e paluajtshme e kaluar, nuk regjistrohet pa provuar pagimin e këtij detyrimi pranë zyrave vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme. (MONITOR)

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *