KryesoreLajme

Hyn në fuqi marrëveshja për njohjen e patentëshoferëve mes Kosovës dhe Italisë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët e Republikës së Kosovës se nga sot ka hyrë në fuqi zbatimi i marrëveshjes reciproke për njohjen e patentëshoferëve mes Kosovës dhe Italisë.

Njohja e patentë-shoferëve u mundëson qytetarëve të bëjnë konvertimin e dokumenteve pa pasur nevojë të nënshtrohen procedurave shtesë, as nga pjesa teorike, as nga pjesa praktike.

Lexo më shumë  SPAK dyshon se Policia e Elbasanit i dha Ergys Agasit targa të paidentifikueshme

“Zbatimi i kësaj marrëveshjeje është një hap i rëndësishëm drejt integrimit të qytetarëve të Kosovës që jetojnë në Republikën e Italisë. Njëkohësisht, kjo marrëveshje do të lehtësojë barrën ekonomike për qytetarët që kanë nevojë ta ndërrojnë dokumentin”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim bëhet e ditur se finalizimi i këtij procesi është një hap i rëndësishëm për vendin dhe qytetarët sepse me këtë rast do të riafirmohen raportet e shkëlqyera që gëzojnë Republika e Kosovës me Republikën e Italisë.

Lexo më shumë  Skema e plotë/ SPAK: Letra me shkrim dore zbuloi milionat drejt familjarëve të Vlora Hysenit

Rruga Press

YouTube player