Lajme

Hyn në fuqi marrëveshja për njohjen e patentë shoferëve ndërmjet Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka bërë të ditur se sot nga Ministria e Punëve të Jashtme e Emirateve të Bashkuara Arabe është njoftuar zyrtarisht përmes një Note Verbale, të dërguar në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Abu Dhabi, se ka hyrë në fuqi Marrëveshja për njohjen reciproke të patentë shoferëve ndërmjet dy vendeve.

Në një komunikatë të lëshuar nga MPJD bëhet e ditur se kjo marrëveshje u mundëson qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe që të konvertojnë patentë shoferët e tyre pa pasur nevojë t’iu nënshtrohen provimeve teorike apo praktike në vendin pritës.

Lexo më shumë  Kurti për “Reporterët pa Kufij”: Problemi janë pronarët e mediave dhe mungesa e profesionalizmit

“Ajo përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt lehtësimit të lëvizjes dhe integrimit të qytetarëve të të dyja vendeve. Ky zhvillim është rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet institucioneve përkatëse të të dyja shteteve dhe dëshmon për përkushtimin e ndërsjellë në forcimin dhe thellimin e marrëdhënieve bilaterale. Marrëveshja është nënshkruar më 4 dhjetor 2024 në Abu Dhabi, nga Ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, z. Xhelal Sveçla, dhe Ministri i Punëve të Brendshme i Emirateve të Bashkuara Arabe, H.H. Sheikh Saif bin Zayed Al Nahyan.”, është thënë në njoftimin e MPJD-së.

Po ashtu Ministria e Jashtme ka vlerësuar se kjo është marrëveshja e dytë me rëndësi të veçantë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, pas marrëveshjes së janarit 2024 që mundësoi heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës, duke forcuar më tej lidhjet me një shtet me ndikim të rëndësishëm politik dhe ekonomik në rajon dhe në skenën globale.

Lexo më shumë  Eurodeputetët mbledhin nënshkrimet: Costa anuloje vizitën në Serbi, Vuçiq po e mbështet Putinin

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës e Republikës së Kosovës shpreh mirënjohjen dhe konsideratat më të larta për autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe, për bashkëpunimin e tyre të vazhdueshëm dhe konstruktiv.”, thuhet në njoftim.

Rruga Press

YouTube player
sqhrenfrdeit