Hykmete Bajrami e kishte vënë kusht që t’i takonte Ministria e Financave, ndërsa Armend Zemaj e kërkonte Ministrinë e Punëve të Brendshme, kur kjo dëshirë për pushtet nuk u plotësua, u kthyen kundër
Nga Kujtim Zebica
Sipas burimeve brenda LDK-së, gjatë negociatave të fundit për qeverinë VV-LDK, Hykmete Bajrami e kishte vënë kusht që asaj t’i takonte Ministria e Financave, ndërsa Armend Zemaj e kërkonte Ministrinë e Punëve të Brendshme. Poashtu “grupi i rrebeluar brenda LDK’së” kërkonte edhe poste e beneficione të tjera.
Pra, për pushtet personal pranonin të ishin pjesë e koalicionit e ministra të Albin Kurtit. Ministra të politikanit që këta e kritikojnë, e shajnë dhe e mallkojnë çdo ditë.
Por, kur kjo dëshirë e tyre për pushtet nuk u plotësua, këta u kthyen edhe kundër kandidatit konsensual për President, të propozuar nga vetë partia e tyre. Tash, bashkë me disa deputetë të tjerë të LDK-së, 22 të PDK-së, 7 të AAK-së, 9 të Listës Serbe, Duda Baljen dhe Adem Hoxhën, po na çojnë në zgjedhje të reja.
Kaq për “parimet” e tyre.
Rruga Press

