Bota

Hyjnë në fuqi tarifat e SHBA-së ndaj Meksikës, Kanadasë dhe Kinës

Tarifat e përgjithshme të presidentit Donald Trump ndaj Meksikës dhe Kanadasë hyjnë në fuqi të martën, duke u konsideruar si një veprim i jashtëzakonshëm për partnerët kryesorë tregtarë të Amerikës.

Trump po ashtu ka dyfishuar tarifën për të gjitha importet kineze në 20 për qind, nga 10 për qind sa ishte. Këto detyrime janë në krye të tarifave ekzistuese për qindra mallra kineze, ka raportuar CNN.

Lexo më shumë  Alarm në Letoni/ NATO rrëzon një dron që ‘pushtoi’ hapësirën ajrore, Finlanda kufizon trafikun ajror dhe detar

“Derisa presidenti Trump iu ka dha Kanadasë e Meksikës mundësi të mjaftueshme për të frenuar aktivitetin e rrezikshëm të kartelit dhe fluksin e drogave vdekjeprurëse që rrjedhin në vendin tonë, ata nuk kanë arritur ta trajtojnë siç duhet situatën”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Shtëpia e Bardhë.

Kina njoftoi për tarifat e SHBA-së, duke thënë se 15 për qind do të vendosen për mishin e pulës, grurin, misrin dhe pambukun.

Lexo më shumë  Hetimi i NYT: Operativët rusë drejtuan programe trajnimi në Bosnje dhe Serbi që synonin Moldavinë

Rruga Press

YouTube player