Bota

Hungaria ndalon importin e mjaltit, verës – bukës dhe sheqerit nga Ukraina

Qeveria hungareze ka zgjeruar ndalimin e përkohshëm të importit të produkteve ukrainase në mjaltë, verë, bukën, sheqerin dhe një numër të produkteve të mishit dhe perimeve, raporton Radio Evropa e Lirë.

Lista e produkteve që do të ndalohen u publikua në një dekret të qeverisë, pasi Budapesti njoftoi një masë për ndalimin e importeve të drithërave, farave vajore dhe disa produkteve të tjera.

Lexo më shumë  Gjermania thotë se aleatët do t’ia dërgojnë Ukrainës 3 sisteme HIMARS

Ditët e fundit, Polonia, Hungaria dhe Sllovakia kanë ndaluar importet e grurit dhe ushqimeve të tjera nga Ukraina e shkatërruar nga lufta, pasi rënia e çmimeve shkaktoi protesta nga fermerët vendas.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, tha se masa të tilla të njëanshme nga anëtarët e BE-së janë të papranueshme.

Meqenëse pushtimi rus bllokoi disa porte të Detit të Zi, sasi të mëdha drithi ukrainas, më i lirë se ai i prodhuar në Bashkimin Evropian, përfunduan në vendet e Evropës Qendrore për shkak të problemeve logjistike, duke ndikuar në çmimet dhe shitjet e fermerëve vendas.

Lexo më shumë  SHBA: Ka mundësi që Izraeli të ketë shkelur ligjin ndërkombëtar me armët tona

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *