Hungaria merr vendimin! Magyar: Asnjë kryeministër nuk do të qendrojë në detyrë më shumë se 2 mandate
Kryeministri i Hungarisë, Peter Magyar, ka njoftuar vendimin e miratuar nga Parlamenti, sipas të cilit një kryeministër nuk do të mund të qëndrojë në detyrë për më shumë se dy mandate, ose gjithsej tetë vjet. Ndryshimi synon të vendosë një kufi të qartë kohor për ushtrimin e postit më të lartë ekzekutiv në vend, me argumentin se rotacioni politik dhe kufizimi i mandateve forcojnë demokracinë dhe institucionet shtetërore.
Vendimi u miratua nga Parlamenti një ditë më parë dhe përfaqëson një ndryshim të rëndësishëm në rregullat që lidhen me drejtimin e qeverisë hungareze. Ky vendim ndalon ne mënyrë efektive ish-kryeministrin Viktor Orban qe të mbajë përsëri këtë post.
Kryeministri Peter Magyar e rrëzoi Orbanin në zgjedhjet e prillit pas 16 vjetësh ne pushtet, duke fituar një shumicë prej dy të tretash në parlament që i lejon partisë së tij të anulojë ose ndryshojë legjislacionin e miratuar nga partia Fidesz e Orban, përfshirë kushtetutën.
Jozyrtarisht, Brukseli do të jetë i kënaqur që Orban të pengohet nga një rikthim. 16 vitet e tij të sundimit në krye të një regjimi pro-rus dhe joliberal i shkaktuan BE-së probleme të shumta, veçanërisht përpjekjet e saj për të mbështetur Ukrainën.
Rruga Press

