Bota

Hungaria kundër Brukselit: Transferon ambasadën e saj në Izrael në Jerusalem

Si shenjë e afrimit mes dy vendeve, si dhe kryeministrave Viktor Orban dhe Benjamin Netanyahu, muajin e ardhshëm, Hungaria do ta transferojë selinë e ambasadës së saj në Jerusalem.

Orban dhe Netanyahu kanë arritur një marrëveshje për këtë çështje dhe detajet janë përpunuar gjatë bisedimeve mes ministrit të Punëve të Jashtme të Hungarisë, Peter Szijjarto dhe kreut të diplomacisë izraelite, Eli Cohen.

Lexo më shumë  Gjyqi ndaj Trumpit: Ish-avokati i tij e pranon se ka gënjyer shpesh për ta ndihmuar ish-presidentin amerikan

“Me këtë lëvizje, Hungaria do të bëhet shteti i parë anëtar i BE-së që hap një ambasadë në Jerusalem, një çështje që Brukseli e kundërshton për shkak të mosmarrëveshjes mes izraelitëve dhe palestinezëve”, shkruan The Times of Israel.

Gjatë vizitës së tij në Izrael në vitin 2019, Orban premtoi të krijojë një zyrë me status diplomatik në Jerusalem, e cila u përmbush disa muaj më vonë.

“Ky është një moment shumë emocionues për ne sepse është misioni i parë diplomatik evropian i hapur në Jerusalem. Është i rëndësishëm për tregtinë, diplomacinë. Kjo është një lëvizje që do ta detyrojë Bashkimin Evropian të ndryshojë qëndrimin e tij ndaj Jerusalemit”, tha Netanyahu.

Ndryshe, shumë shtete tashmë kanë vendosur ambasadat e tyre në Jerusalem, duke i zhvendosur nga Tel Avivi.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *