Bota

Hungaria bëhet shteti i parë në Europë që do të ofrojë dozën e tretë të vaksinës ndaj Covid-19

Hungaria do të ofrojë opsionin e marrjes së një doze të tretë vaksine ndaj COVID-19.

Sipas Reuters, duke filluar nga 1 gushti vaksinat e koronavirusit do të bëhen detyrueshme për të gjithë punonjësit e kujdesit shëndetësor.

Lajmin e bëri të ditur kryeministri i vendit,Viktor Orban në radion shtetërore ditën e sotme.

Orban tha se mjekët do të vendosin se cilat vaksina njerëzit duhet të marrin si dozë të tretë dhe duhet të vijë të paktën 4 muaj pas dozës së dytë, përveçse nëse mjekët këshillojnë ndryshe.

Lexo më shumë  Gjermania nënshkruan një marrëveshje mbrojtjeje me Poloninë

Mbi 5.5 milionë hungarezë nga 9.8 milionë banorë të këtij shteti e kanë marrë të paktën dozën e parë të vaksinës.

Hungaria është shteti i vetëm i Bashkimit Evropian që, përveç tri vaksinave të miratuara nga BE-ja, i ka dhënë dritën jeshile edhe vaksinave ruse dhe kineze para se Agjencia Evropiane e Ilaçeve t’i vlerësojë apo t’i miratojë ato.

Rruga Press

Lexo më shumë  Belgjika do t’i dorëzojë Ukrainës shtatë aeroplanë luftarakë F-16
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *