Bota

Hungarezët protestojnë në mes të vështirësive ekonomike në rritje

Një nga protestat më të mëdha që ka ndodhur në Budapest në dekadat e fundit është ajo e 23 tetorit. Qytetarët hungarezë protestuan për shumë çështje, mes tyre për pagat dhe gjendjen e mësuesve në mes të vështirësive ekonomike në rritje, nën udhëheqjen e liderit populist, Viktor Orban.

Protestuesit ecin nëpër Urën e Lirisë së Budapestit, më 23 tetor.

Kjo ishte një nga protestat më të mëdha me të cilat është përballur qeveria e Viktor Orbanit. Protestuesit u mblodhën për një sërë çështjesh, duke përfshirë pagat për mësuesit dhe situatën e rëndë ekonomike në Hungari.

Lexo më shumë  Ushtria amerikane publikon videon misterioze “Ghost in the Machine” për rekrutimin e ushtarëve të njësisë speciale
Një protestues mban në dorë një pankartë që tregon presidentin rus, Vladimir Putin, dhe kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban, brenda një flamuri hungarez të epokës komuniste.

Hungaria është goditur rëndë nga rritja masive e inflacionit që nga fillimi i vitit 2021.

Turma në qendër të Budapestit më 23 tetor.

Norma aktuale e inflacionit të Hungarisë është rreth 20 për qind. Ndërsa vlera e forintës ka rënë me 25 përqind kundrejt dollarit gjatë vitit të kaluar.

Gratë mbajnë një pankartë ku pyesin: “Kush do të jap mësim nesër?”

Që nga fillimi i vitit shkollor 2022, mësuesit dhe studentët kanë mbajtur demonstrata në Budapest dhe gjetkë për të treguar mbështetje për mësuesit e shkarkuar për shkak të bashkimit me protestat e mëparshme.

Lexo më shumë  Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konflikteve në Ballkan
Studente duke protestuar në Budapest.

Një dekret i Qeverisë në shkurt uli në mënyrë drastike të drejtën e mësuesve për grevë.

Më 23 tetor u mbajt gjithashtu një ceremoni në Budapest për të shënuar kryengritjen e vitit 1956 kundër qeverisë komuniste të Hungarisë të mbështetur nga Kremlini pas Luftës së Dytë Botërore.
Një protestues në marshimin anti-qeveritar duke mbajtur një pankartë ku shkruan “Rusët shkojnë në shtëpi”. Thënia u pranua gjerësisht nga hungarezët revolucionarë gjatë kryengritjes së vitit 1956, e cila përfundimisht ishte shtypur nga Moska.
Në Zalaegerszeg më 23 tetor, Orban foli gjatë një ceremonie për të shënuar kryengritjen e vitit 1956.

Gjatë fjalimit, ai e krahasoi Bashkimin Evropian me Bashkimin Sovjetik, duke thënë se blloku shumëkombësh do të “përfundonte në të njëjtin vend si paraardhësit e tyre”./REL

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *