Bota

‘Humorin e tij e pagoi me jetë’, publikohen momentet e fundit kur komediani afgan kapet për tu ekzekutuar nga talebanët

Janë publikuar pamjet e fundit kur një komedian afgan i cili publikonte video argëtuese në Tik Tok duke vënë në lojë talebanët.

Video e publikuar nga dailymail, tregon minutat e fundit të jetës së Nazar Mohammad, ndërsa luftëtarët e grupit kryengritës e tërhoqën atë nga shtëpia e tij para se ta ekzekutonin më vonë me skuadër pushkatimi.

Nazar Mohammad, i njohur më mirë si Khasha Zwan, mund të shihet në pjesën e pasme të një makine me një kryengritës në të dyja anët e tij, njëri prej tyre duke tundur një mitraloz kallashnikov. Zwan thuhet se u vra nga talebanët në fund të korrikut në Kandahar pasi ai qytet ra në duart e xhihadistëve.

Lexo më shumë  NATO akuzon Rusinë për kërcënim të sigurisë në territorin e Aleancës

Në videon e momenteve të tij të fundit, Mohammad vazhdon të bëjë shaka për grupin pas kapjes së tij, duke bërë që luftëtari talebanë në të djathtë të fillojë ta godasë atë në fytyrë, ndërsa burri në të majtë shihet duke qeshur para se ta ndërrojë armën.

Nazar u vra më vonë pasi u qëllua disa herë. Talibanët fillimisht mohuan përfshirjen në vdekjen e yllit para se të pranonin përgjegjësinë dhe konfirmuan se dy burrat në makinë ishin talebanë.  Grupi tha se të dyshuarit ishin arrestuar dhe do të gjykohen në një gjykatë talebane.

Lexo më shumë  SHBA akuza të forta Rusisë: Ka shkelur traktatin për ndalimin e armëve kimike gjatë luftës në Ukrainë

Vrasja e tij brutale në fund të korrikut ngjalli frikën e vrasjeve për hakmarrje pasi Afganistani po binte qytet për qytet në duart e talebanëve.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *