Lajme

Humor shkodran/ “Nuk kishim dijeni për mashtrimin”, detyrim paraqitje për 8 punonjësit e Call Center në Shkodër

Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë detyrim paraqitje për 8 të ndaluarit në kuadër të operacionit North Forex.

Vendimi erdhi pasi Gjykata e Shkodrës shqyrtoi provat e prokurorisë për të ndaluarit, të cilët kanë qenë punonjës të kompanisë.

Pala mbrojtëse ka kërkuar lirimin, pasi të arrestuarit nuk kanë pasur dijeni për skemën e mashtrimit që pretendohet.

Policia e Shkodrës arrestoi dy ditë më parë  8 persona, ndërsa janë shpallur në kërkim 3 të tjerë, të cilët akuzohen për mashtrim me anë të platformave dhe programeve kompjuterike.

Lexo më shumë  Kurti mesazh BE-së: Kontrolloni progresin në lidhje me progresin demokratik dhe reformat e BE-së në rajon dhe pastaj bazoni politikat mbi ato të dhëna

Pronari polak i cili është shpallur në kërkim kishte bërë çregjistrimin e të gjithë punonjësve dhe kishte vijuar ta ushtronte aktivitetin në fjalë në mënyrë të fshehtë, me qëllim shmangien e hetimit pas operacionit kombëtar kundër mashtrimeve kompjuterike.

Është shumë e çuditshme që punëtorët të mos e kenë ditur se janë duke mashtruar, ndërkohë që njerëz që skanë punuar kurrë në Forex, e dinë se Forex është mashtrim.

Lexo më shumë  “Ishim gati, por s’na pyetën fare” – Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku reagon ashpër ndaj bashkëpunimit Shqipëri-Serbi

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *