Lajme

“Humor i poshtër, idiotësi”, kërkohet reagim prej AGK-së dhe distancim nga gazetari që bëri tallje në rrjet me zhdukjen e Ukshin Hotit

Djali i Ukshin Hotit, Andini dje ka bërë një reagim duke shprehur revoltën e tij dhe të familjes Hoti ndaj një “humori” përmes një fotoje që po qarkullon në disa faqe satirike.

Fotoja e cila po qarkullon në rrjet përbën “humor të zi” lidhur me zhdukjen e aktivistit dhe profesorit Ukshin Hotit, i cili mbahej në burg nga forcat serbe dhe mandej është zhdukur dhe nuk dihet për fatin e tij.

Lexo më shumë  Kryeziu: Shtensionimi ka ndodhur, masat e BE-së duhet të hiqen

“Gjeje ku është Ukshin Hoti” shkruan në foto teksa citohet një emision i një gazetarit Durim Xhema.

I njëjti gazetar, Durim Xhema, që shihet në realizim të stories me mikrofon të Klan Kosovës, këtë foto të talljes me zhdukjen e profeson Ukshin Hotit e ka postuar edhe në Instagramin e tij, por pas reagimeve e ka fshirë.

Edhe persona tjerë publikë kanë reaguar për siç e kanë quajtur këtë turp të gazetarit Xhema, ndërsa në faqe të ndryshme në rrjet po i kërkohet Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK) që të distancohet nga gazetari, duke thënë se ky veprim s’ka lidhje me gazetarinë dhe lirinë e shprehjes.

Lexo më shumë  Vihet gurthemeli i dy klinikave në QKUK – vlera e tyre arrin mbi 4 milionë euro

Rruga Press

YouTube player