KryesoreOpinion/Aktualitet

Hoxha:Këta opozitarë duan edhe veriun ta japin, edhe votat t’i marrin

Nga Elvis Hoxha

Po bëjnë sulm të përgjithshëm, me medie, me fake, me përgjime të supozuara që nuk dalin kurrë, me akuza për sigurinë e rrezikuar të Kosovës. E vetmja gjë që nuk llogarisin është humbja që sigurojnë në çdo aventurë të tyre.

Këta opozitarë duan edhe veriun ta japin, edhe votat t’i marrin.

Zajednicën e planifikuan vetë.

Shkëmbim territorial planifikuan, por nuk ia dolën.

Lexo më shumë  Ndalohen e më pas lirohen 6 të rinj serbë në Jarinjë me materiale nxitëse

Veriun e braktisën plotësisht në duar të bandave dhe kontrabandave.

Gjykatën Speciale pa asnjë simbol të Republikës së Kosovës dhe me fakte vetëm nga Serbia e bënë vetë.

Zhdukjen e ekonomisë dhe prodhimit në Kosovë e realizuan me privatizimin më antikombëtar.

Me energjinë u tallën si me arsimin dhe shëndetësinë.

Gjyqësorin e keqpërdorën duke dëmtuar drejtësinë e brendshme dhe duke e lënë të lirë terroristin Radoijçiç.

Gjykata Kushtetuese, sipas KQZ së Valdete Dakës, vendosu qeverinë Hoti që më vonë e konsideroi të paligjshme.

Lexo më shumë  Kurti për Eliot Engel: Mirënjohje e përhershme për shërbimin e tij

Për këto veprime dhe të tjerë kërkojnë votë.

Programi i tyre është i thjeshtë: vetëm Lëvizja Vetëvendosje mos të ketë më shumë se 50%; vetëm Albin Kurti mos jetë më kryeministër.

Interesat personalë e bëjnë bashkë oligarkinë e krimit kundër sovranitetit.

Për Lëvizjen Vetëvendosje mbetet i njëjti program: Krejt e drejt 2.

Rruga Press

YouTube player