Lajme

Hovenier thotë se nuk arriti t’ia ndryshoj mendjen Kurtit për veriun

Ambasadori i ShBA-së, në Kosovë, pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, theksoi se nuk arriti t’ia ndryshoj mendjen që ta largoj njësinë speciale nga objektet e komunave të veriut.

Hovenier, tha se Kurtit ia ka ripërsëritur kërkesat e ShBA-së, që Policia e Kosovës, duhet të largohet nga aty.

“Nuk mund të them që munda ta ndryshoj qëndrimin e kryeministrit që ai e ka shprehur qartë në publik. Mund te them që e kishim një diskutim të mirë, pa marrë parasysh kësaj duhet të përsëris qëndrimin e SHBA që është se nuk është e nevojshme që këta tre kryetarë të punojnë nga objektet komunale dhe nuk i kontribuon sigurisë fakti që policia të siguroje ato”, ka thënë ambasadori amerikan.

Lexo më shumë  Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla

Hovenier, pas takimit me kryeministrin Albin Kurtin, ka thënë se është urgjencë de-eskalimi i situatës në veri.

“Folëm veçanërisht për problemet aktuale, situatën ne veri të Kosovës. Ja përsërita edhe njëherë qëndrimin e ShBA-së,  sic është shprehur edhe sekretari Blinken, për nevojën e marrjes së hapave të menjëhershëm për depërshkallëzim të situatës”, tha ai.

Para mediave, diskutimin me Kurtin ai e ka cilësuar të mirë dhe produktiv. Ai ka thënë se me Kurtin kanë biseduar edhe për zbatimin e plotë të marrëveshjes bazë Kosovë-Serbi.

Lexo më shumë  Ministri Aliu siguron se punimet në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë do të përfundojnë brenda afateve

I pyetur për sanksionet e ShBA-së ndaj Kosovës, Hovenier tha se nuk do t’i quante ashtu, por do t’i quante pasoja.

“Ka pasur pasoja, s’do t’i quaja sanksione. Shpresoj të mos ketë më pasoja, megjithatë ShBA po shqyrton mundësitë për depërshkallëzim të situatës”, tha ai.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *