Lajme

Hovenier: Kam marrëdhënie të mira me kryeministrin Kurti dhe presidenten Osmani, kontaktet mes qeverive të fuqishme

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffry Hovenier ka thënë se marrëdhënia në mes të shtetit që ia përfaqëson dhe Kosovës është shumë e mirë.

Në një intervistë në Context, në ATV, diplomati amerikan ka thënë se shteti i tij ka qenë dhe do të jetë gjithmonë në krah të Kosovës.

“Shtetet e Bashkuara dhe Kosova janë miq të kahmotshëm. Shtetet e Bashkuara kanë qëndruar përkrah Kosovës për kohë të gjatë dhe edhe Kosova i qëndron përkrah Shteteve të Bashkuara. Kemi marrëdhënie njëmend të mira me këtë qeveri. Kam marrëdhënie të mira personale me presidenten Osmani dhe me kryeministrin Kurti dhe kontaktet mes qeverive janë të forta dhe të fuqishme. Kështu ka qenë edhe me qeveritë e kaluara, sepse ta them sërish, kemi miqësi dhe partneritet të qëndrueshëm”, tha Hovenier.

Lexo më shumë  Osmani: Është thjesht çështje kohe, Kosova do të jetë anëtare e Këshillit të Evropës

Ai ka folur edhe për takimet me sekretarin Blinken derisa nënvizon faktin se ata dëshirojnë që marrëveshjet e mëhershme të dy shteteve të zbatohen.

“Nuk ma merr mendja. Pjesë e bisedimeve tona me qeverinë e Kosovës ka qenë dëshira jonë që të shohim zbatimin e marrëveshjeve të mëhershme. Kjo do të përfshinte edhe elemente të Zotimeve të Uashingtonit, si dhe të marrëveshjeve të Brukselit. Por, ne kemi partneritet të fuqishëm; komunikojmë gjatë gjithë kohës. Me siguri e dini se dje, sekretari Blinken foli me kryeministrin Kurti. Ky është vetëm një shembull. Ata janë takuar më herët gjatë verës. Kemi marrëdhënie të fuqishme, partneritet të fuqishëm”, tha ambasadori amerikan.

Lexo më shumë  Kurti takoi ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, diskutuan për disa tema të rëndësishme

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *