Lajme

Hoti i dërgon letër Borrellit, ankohet se Serbia s’po e zbaton marrëveshjen për të zhdukurit

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti i ka dërguar një letër përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme e Siguri, Josep Borrell në lidhje me Deklaratën për Zhdukurit gjatë luftës së fundit në Kosovë që u miratua më 2 maj në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Në këtë letër, Hoti ka shprehur shqetësimet e tij se ndonëse në këtë deklaratë palët janë pajtuar të angazhohen për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë dhe Serbia të marrë përsipër hapjen e arkivave përfshirë edhe dokumentat e klasifikuara, mbi vendndodhjen e personave të zhdukur, kjo ende nuk ka ndodhur.

Lexo më shumë  Kandidatja për eurodeputete hap në Vjenë ekspozitën ‘Rezistenca paqësore në Kosovë 1990-1998’

Ai ka thënë se janë bërë katër muaj që i ka dërguar letër presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq për hapjen e arkivave, por ende nuk ka ndonjë përgjigje teksa ka kërkuar ndihmë nga faktori ndërkombëtar për rritje të presionit ndaj Serbisë për zbatim të kësaj marrëveshjeje.

May be an image of text

Ndryshe, më 2 maj, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq me ndërmjetësimin e zyrtarëve evropianë në takimin e tyre në Bruksel në kuadër të dialogut kanë miratuar Deklaratën për të Zhdukurit gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Lexo më shumë  I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

Deklarata parasheh disa angazhime për palët, që mund të çojnë në zbardhjen e fatit të mbi 1.600 personave që vazhdojnë të mbeten të zhdukur nga lufta e viteve 1998/99.

Rruga Press

YouTube player