Art & Kulturë

Hora e Arbëreshëvet zbukurohet me piktura murale

Hora e Arbëreshëvet (Piana degli Albanesi) kthehet në një muze të hapur.

Në lagjen “Sheshi”, në Horën e Arbëreshëvet u inauguruan pikturat murale të realizuara nga artistët Andrea Buglisi, Igor Scalisi Palminteri, Crazyone, Mauro Patta, Simone Zanaglia dhe Fausto Gurillermo Tabora Garcia.

Kjo iniciativë u promovua nga administrata e komunës dhe shoqata kulturore “Bashkë”. Projekti i cili e ka transformuar këtë komunë, në një laborator arti, në qiell të hapur, ndjek elementët karakteristikë arbëreshë të Horës dhe ka si synim ruajtjen dhe përdorimin e trashëgimisë jomateriale, historiko-gjuhësore dhe kulturore të zonës.

Lexo më shumë  Simfonia e nëntë e Bethovenit shfaqet për publikun

Janë dashur 10 ditë punë nga të ashtuquajturit “artistë të rrugës” (street artists) për t’i dhënë ngjyra e gjallëri lagjes arbëreshe “Sheshi”. Në murale janë pikturuar vajza me kostumin arbëresh, ornamente tradicionale të grave arbëreshe, Shën Gjergji që lufton me dragoin etj.

Hora e Arbëreshëvet njihet si kryeqytet i arbëreshëve, një nga bashkësitë më të madha e komuniteteve historike shqiptare të Italisë. Ajo është qendra më e rëndësishme dhe më e populluar e arbëreshëve të Sicilisë, ku ndodhet selìa e peshkopit të Kishës Bizantine Italo-Shqiptare, Eparkia (ose Eparhia) e Horës së Arbëreshëvet.

Lexo më shumë  Simfonia e nëntë e Bethovenit shfaqet për publikun

Hora e Arbëreshëvet ndodhet në këmbët e një mali të lartë, 24 km larg nga Palermo. Ajo ka ruajtur shumë elemente etnike të kulturës së saj shqiptare, veçantitë e saj kulturore, gjuhësore e fetare.

Rruga Press

YouTube player