Bota

Hollanda prezanton risinë: një shteg biçikletash diellore për prodhim energjie elektrike

Autoritetet në Utrecht kanë hapur atë që ata thonë se është “rruga më e gjatë e biçikletave diellore në botë”, duke lidhur një burim të qëndrueshëm të energjisë me transportin pa ndotje.

Nxënësit nga shkolla fillore lokale ishin të parët që e inaguruan këtë risi prej 330 metrash në fshatin Maartensdijk, afër Utrecht.

Rruga përbëhet nga blloqe betoni të përziera, të gatshme, të mbuluara me një shtresë të hollë transparente, e cila mbron dhe lejon depërtimin e dritës së diellit në qelizat që prodhojnë energji elektrike.

Qëllimi i projektit pilot është të përcaktojë nëse rrugë të tilla me përdorim të dyfishtë mund të përdoren më gjerësisht për të gjeneruar energji elektrike duke përdorur energji diellore dhe për t’i shërbyer çiklistëve. Qëllimi final është ulja e emetimeve të karbonit.

Lexo më shumë  Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

“Eshtë shume e rëndësishme. Ne duam të jemi neutral ndaj klimës në 2040 dhe kjo është arsyeja pse duhet të guxojmë të përdorim inovacione, dhe kjo është shumë inovative,” tha Arne Schaddelee, një zyrtar krahinor.

 Reduktimi i emetimeve të gazit

“Provinca jonë është e populluar shumë dendur, dhe ka pak hapësirë, dhe kjo është arsyeja pse duhet të provohet përdorimi i dyfishtë. Pra, nëse rrugët mund të përdoren për prodhimin e energjisë, kjo është një avantazh i dyfishtë,” shtoi ai.

Lexo më shumë  Bideni zotohet t’ia dërgojë Ukrainës ndihmat e reja këtë javë

Shtegu i biçikletave diellore u hap në ditën kur Bashkimi Evropian zbuloi një rregullore të re gjithëpërfshirëse për të përmbushur premtimin e saj për të ulur emetimet e ngrohjes globale me 55 përqind gjatë dekadës, duke përfshirë një plan të diskutueshëm për të taksuar kompanitë e huaja për ndotjen që ata krijojnë.

Korsitë e biçikletave diellore tashmë po përdoren diku tjetër në Hollandë, por kjo kohë është më e gjata deri më tani, thanë zyrtarët e provincës Utrecht.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *