BotaKryesore

Holandezi Rutte, shef i ri i NATO-s? Politico: Ka mbështetjen e SHBA-së 

Presidenti amerikan Joe Biden po i shtron kryeministrit holandez Mark Rutte rrugën që ai në të ardhmen të jetë sekretar i përgjithshëm i NATO-s, shkruan Politico

Për këtë pohim të saj, media e njohur citon një zyrtar amerikan që siç thotë ajo, preferoi të ruajë anonimatin. Sipas shkrimit, dy e treta e vendeve të aleancës e mbështesin nominimin e Ruttes. Zyrtari amerikan ka pohuar po ashtu se mbështetja e Biden për Rutte sipas gjitha gjasave do të inkurajojë më shumë anëtare të NATO-s që ta përkrahin caktimin e tij, pas një konkurrencë disa mujore mes holandezit dhe disa liderëve të tjerë europianë, në lidhje me këtë post.

Lexo më shumë  Zelensky i kërkon NATO-s të dërgojë sa më parë armatim

Mandati i shefit aktual të NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili ka manovruar me kujdes në bllokun politiko-ushtarak në një kohë të trazuar për politikën transatlantike që nga viti 2014, përfundon në tetor. Presioni po rritet ndërkohë për të miratuar ofertën për një lidership të Ruttes përpara samitit të NATO-s në korrik, i cili do të mbahet në Uashington për të festuar 75-vjetorin e aleancës.

Për postin kryesor të NATO-s ka shprehur interes edhe kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas, por ajo nuk e ka shpallur kandidaturën e saj. E njëjta gjë vlen edhe për Ministrin e Jashtëm të Letonisë, Krišjānis Kariņš, i cili bëri një mini-turne mediatik vitin e kaluar për të testuar ujërat.

YouTube player