Lajme

Historiku i mosndëshkimit të serbëve të akuzuar për krime në Kosovë

Të pakta janë viktimat e luftës në Kosovë që kanë gjetur drejtësi. Që nga viti 2000 janë zhvilluar shumë procese gjyqësore. Në fillim të viteve kishte shumë aktakuza për serbë, ish-pjesëtarë të ushtrisë serbe, që pretendohej që kishin kryer krime në Kosovë. Lëndët ishin zvarritur. Ishin dënuar në disa raste me dënime të buta e që në rigjykim ishin liruar “për mungesë provash”. Në shumë raste prokurorët ndërkombëtarë as nuk ishin ankuar në gjykatën e shkallës së dytë për vendimet shfajësuese

Historia e gjykimeve ndaj serbëve, në rastet kur viktimat ishin civilë shqiptarë të Kosovës, gjatë dy dekadave kanë zgjatur shumë dhe dënimet shpeshherë ishin të ulëta apo të akuzuarit, pas rigjykimit, janë liruar “për mungesë provash”.

Në shumicën e rasteve pjesë e trupave gjykues që ndanë drejtësi për serbët e akuzuar ishin gjyqtarë ndërkombëtarë. Një pjesë e tyre tashmë janë pjesë e Gjykatës Speciale.

KOHA ka analizuar disa prej aktgjykimeve.

Mirosllav Vuçkoviq, i akuzuar në vitin 2000 për konfiskim të pronës personale, të gjërave të çmueshme, për djegie të mbi 40 shtëpive familjare në fshat, në njërën prej të cilave ishte edhe një plakë e palëvizshme, në shkallë të parë u dënua me 14 vjet burgim. Pas rigjykimit dënimi iu ul në 12 vjet, për t’u liruar më 2009 “për mungesë provash”.

Lexo më shumë  Muja shpalos fakte: Në kohën kur Hykmete Bajrami ka qenë Ministre e Tregtisë nga rezervat shtetërore  janë avulluar mbi 2500 tonë grurë në vlerë 529 mijë euro

Veselin Beshoviq, pjesëtar i grupeve të ushtrisë, policisë dhe i formacioneve paramilitare serbe, ishte akuzuar më 2002 për vepra penale të cenimit, rrezikimit të sigurisë, privimit të kundërligjshëm nga liria, shkaktimit të lëndimeve të rënda trupore, dëmtimit të gjërave të të tjerëve, për veprime të turpshme, sjellje të dhunshme si krim i luftës kundër popullatës civile. Me aktgjykimin e Gjykatës së Qarkut në Pejë, të 26 qershorit të 2003-tës, i pandehuri shpallet fajtor për krim të luftës ndaj popullatës civile, ndërlidhur me torturën, plaçkitjen dhe shpërnguljen e popullatës civile, më 14 maj 1999 në fshatrat Zahaq e Qyshk të Komunës së Pejës. Në shkallë të parë, më 2003 ai dënohet me 7 vjet burgim për krime lufte kundër popullatës civile. E në rigjykim, më 2005, prokurori i UNMIK-ut hoqi dorë nga ndjekja penale.

Sasha Gërkoviq, një ndërmarrës privat i hotelerisë e pjesëtar i Mbrojtjes Territoriale i Serbisë, pati listë të gjatë akuzash, të përmbledhura në aktakuzën e vitit 2000. Ai ngarkohej për rrethimin dhe pengmarrjen e rreth 100 civilëve, ndaj të cilëve ka shtënë pa zgjedhur cak. Atë gjykata e liroi në mungesë provash për vrasjet që i viheshin në barrë. E Prokuroria nuk bëri fare ankesë ndaj këtij aktgjykimi.

Mungesë rezultatesh për gjykim dhe dënime të ashpra për serbët që vranë dhe maltretuan shqiptarë kishte edhe Gjykata Ndërkombëtare e Hagës.

Një prej hartuesve kryesorë të Kushtetutës së Kosovës, Arsim Bajrami, ka krahasuar dënimet ndër vite për serbët që u shpallën fajtorë për krime lufte në Kosovë, me vendimin e fundit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj Salih Mustafës.

Bajrami ka renditur dënimet e pesë kriminelëve serbë të luftës të shpallur fajtorë nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë më 2009.

“Nikolla Shainoviqin me një dënim të vetëm me 22 vjet burgim; Dragolub Ojdaniqin një dënim të vetëm me 15 vjet burgim; Nebojsha Pavkoviqin me 22 vjet burg; Vladimir Llazareviqin me 15 vjet burgim; Sreten Llukiqin me 22 vjet burgim. Këta udhëheqës serbë udhëhoqën fushatën e gjenocidit të Serbisë në Kosovë, që rezultoi me 13 mijë të vrarë, 1.5 milionë të deportuar nga Kosova, 20 mijë gra të dhunuara, varreza masive në Serbi dhe spastrim etnik e shkatërrimin e Kosovës në të gjitha sferat”, ka shkruar ai.

Të premten Dhomat e Specializuara e shqiptuan dënimin e parë për krimet e luftës ndaj ish-komandantit të njësisë BIA të UÇK-së, Salih Mustafa. /koha/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *