Lajme

Bogujevci pas arrestimit për drogë të kriminelit serb që ia masakroi familjen: Jemi larg drejtësisë

Saranda Bogujevci, nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, ka thënë se është ende larg që të arrihet drejtësia ndaj krimeve që Serbia ka kryer në Kosovë. Ajo në Twitter ka reaguar pas arrestimit për drogë në Greqi, të një ish-pjesëtari të njësitit paramilitar serb “Skorpionët”, e që në të kaluarën ishte dënuar për masakrën ndaj familjes së Bogujevcit në luftën e Kosovës.

Sasha Cvijetan, ish-pjesëtar i njësisë “Skorpion” në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, që qe dënuar për 20 vjet burgim për masakrën e 28 marsit 1999 ndaj civilëve shqiptarë në Podujevë, është arrestuar së fundmi në Greqi si lider i kartelit të drogës, kanë raportuar mediume serbe e greke të enjten. Në vitin 2005, në Gjykatën e Qarkut në Beograd, Cvijetani ishte dënuar me 20 vjet burgim për masakrën në Kosovë. Megjithatë, më 2018, ai qe liruar me arsyetimin se është “risocializuar”. “Skorpionët” patën pushkatuar në oborrin e në Podujevë 14 anëtarë të familjeve Bogujevci, Duriqi e Llugaliu, shtatë fëmijë të moshës prej 2 deri 15 vjeç dhe shtatë gra.

Lexo më shumë  “E pabesueshme, qesharake, absurde…”, reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Bogujevci në Twitter ka thënë se kur ishte dënuar Cvijetani ishte pyetur nëse drejtësia është arritur.

“Përderisa nuk ka kurrë drejtësi kur familja të masakrohet, kemi shpresuar që të paktën disa mësime janë marrë. Fatkeqësisht, siç po e shohim, është larg nga realiteti”, ka shkruar ajo në Twitter.

Bogujevci ka premtuar se do të punojnë me institucionet ndërkombëtare për t’u siguruar që Cvijetani “të largohet një herë e përgjithmonë”.

“Një vrasës i fëmijëve është lejuar të bredhë rrugëve të Evropës”, ka shkruar ajo.

Rruga Press

Lexo më shumë  Açka- Ramës: Ju jeni njeriu i fundit që mund të bëni moral për lirinë e fjalës
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *