Sport

Historike – Kosova i mbyll Lojërat Mesdhetare Oran 2022 me gjashtë medalje të fituara

Kosova ka përfunduar garat në Lojërat Mesdhetare Oran 2022, ku fitoi gjashtë medalje, tri të arta dhe tri të bronzta.

Nga 25 qershor garuesit tonë ishin në Oran të Algjerisë, ku 39 sportistë tentuan të fitojnë gara.

Në gjithsej Kosova fitoi gjashtë medalje, pesë medalje u fituan nga xhudo dhe një e bronztë nga boksi.

Të arta fituan Distria Krasniqi, Laura Fazliu dhe Loriana Kuka, ndërsa Flaka Loxha, Akil Gjakova dhe Shpëtim Bojku u stolisën me medalje të bronztë.

Lexo më shumë  “E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanoviqit

Garuesi i fundit për Kosovën ishte notari Alush Telaku, që garoi sot në disiplinën 100 metra delfin, ku përfundoi në vendin 19.

Pjesa e mbetur e ekipit do të niset për Kosovë të mërkurën mbrëma, menjëherë pas ceremonisë mbyllëse. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *