Sport

Historike/Bucks fituan titullin e parë të NBA pas 50 vjetësh, reagon presidenti i SHBA-ve, Joe Biden

Milwaukee Bucks janë shpallur edhe zyrtarisht kampion të NBA, pasi kanë mposhtur në finale Phoenix Suns me rezultat të përgjithshëm 4-2 apo në ndeshjen e fundit me rezultat 105-98.

Buck kanë arritur të shpallen kampion të NBA, pas një sezoni fantastik 2020/21 dhe këtë trofe e qojnë në Milwaukee pas plot 50 vjetësh.

Lexo më shumë  Sinjal i mirë ─ Kosova U19 mposht Turqinë dhe fiton grupin

Për këtë sukses të jashtëzakonshëm të skuadrës amerikane ka reaguar edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

Numri një i SHBA-ve ka përgëzuar kampionët e ri të ligës më të fortë të basketbollit në botë, derisa ka shtuar se ai është krenar me ta.

“Urime kampionëve të NBA, Milëaukee Bucks për titullin e parë në NBA në 50 vjet. Qyteti juaj dhe presidenti juaj janë krenarë”, ka shkruar Biden në rrjetet sociale.

Lexo më shumë  Gjiganti amerikan ESPN bën zgjedhjen: Kosova e mund sot Turqinë dhe futet në Botëror

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *