Lajme

E FUNDIT/NDALET betonizimi i Valbonës: Gjykata e Lartë bllokon ndërtimin e HEC-ve, pranon kërkesën banorëve dhe shoqërisë civile: Ndërpritet puna deri në vendim të formës së prerë

Gjykata ka pranuar kërkesën e banorëve të 27 fshatrave të Bashkisë Tropojë dhe shoqatës ‘TOKA’ për kundërshtimin e projektit të ndërtimit të 2 hidrocentraleve Dragobia dhe Cerem në Parkun Kombëtar të Luginës së Valbonës

Gjykata e Lartë ka vendosur të pezullojë punën për ndërtimin e hidrocentraleve në lumin e Valbonës! Vendimi i marrë nga trupa gjykuese ka hyrë në fuqi deri në një vendim të formës së prerë. Trupi gjykues i Kolegjit Administrativ i përbërë nga Sokol Sadushi, Ilir Panda, Sokol Binaj ka vendosur që të pranojë kërkesën e banorëve të 27 fshatrave të Bashkisë së Tropojës dhe shoqatës ‘TOKA’.

Lexo më shumë  Thika para ligjit/ Si e shuajti Rilindja e Ramës skandalin e burrit të ministres Delina Ibrahimajt!

Palët kanë kundërshtuar projektin e ndërtimit të 2 hidrocentraleve “Dragobia” dhe “Cerem” në Parkun Kombëtar të Luginës së Valbonës nga shoqëria koncesionare “Dragobia Energy SHPK”. Padia është depozituar në Gjykatën Administrative që në vitin 2017, por vendimi për pezullimin e punës u mor sot.

Vendimi i Gjykatës së Lartë për sigurimin e padisë

“Pranimin e kërkesës së palës paditëse për marrjen e masës së sigurimit të padisë për pezullimin e kontratës së koncesionit dhe shtesave të saj dhe lejeve të përmendura në pikat 3-6 të objektit të kërkesëpadisë, deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes me vendim të formës së prerë”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Lartë.

Lexo më shumë  Kryetari i Zveçanit Ilir Peci vendoset në objektin e Komunës

Gjykata e Tropojës shpalli moskopetencën, lidhur me këtë çështje, duke e dërguar kërkesë-padinë në Gjykatën Administrative në vitin 2017, ndërsa sot Gjykata e Lartë ka marrë vendimin, duke pezulluar ndërtimin e HEC-eve./dosja/

RRUGA PRESS

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *