Kuriozitete

Historia e statujës “Kopakonan” është e lidhur me një legjendë shumë të trishtuar

Historia e statujës “Kopakonan” është e lidhur ngushtë me një legjendë shumë të trishtuar, e cila tregohet në ishullin e Kalsoy ose “Ishullin e Burrave”. Legjenda tregon se në të kaluarën e largët, besohej se kushdo që vdiste në mënyrë të dhunshme ose duke kryer vetëvrasje, shndërrohej në një fokë.

Sidoqoftë, një herë në vit, këto qenie mund të riktheheshin përsëri në formën e tyre njerëzore për të festuar me fshatin derisa të dilte dielli, kur përsëri shndërroheshin në fokë.

Ishulli Kalsoy është pjesë e Ishujve Faroe, ndryshe të njohur si “Ishujt e Deleve”; është një grumbull ishujsh, ku nga 18 të tillë 17 janë të banueshëm, që gjenden në arkipelagun në Oqeanin Atlantik të Veriut në mes të Skocisë, Norvegjisë dhe Islandës.

Popullsia është përafërsisht 50,000 banorë, ndërsa ishujt janë të mbuluar me peizazhe të mahnitshme, disa prej tyre janë përdorur edhe në xhirimet e disa filmave artistik si disa skena te “Zoti i Unazave”. Quhen “Ishujt e Deleve”, sepse ka me shumë dele sesa njerëz, diku te 80000 dele.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *