Lajme

Historia e plotë/ Si i vodhi pastruesja eurot në shtëpinë e zyrtares së kryeministrisë

Historia është e denjë për skenar filmi. Një zyrtare e lartë e shtetit, këshilltare në kryeministri, ish shefe kabineti e Arben Ahmetajt, që është marrë edhe me procesin e rindërtimit edhe me atë të inceneratorëve, mban të fshehura në shtëpi dhjetra mijëra euro cash. Ajo i beson çelësin e apartamentin të saj me qera në rrugën e kosovarëve, pastrueses që paguan në të zëzë. Kjo e fundit, së bashku me të birin në një ditë që e zonja e shtëpisë gjendej jashtë shtetit futen të maskuar, vjedhin paratë dhe bizhuteritë, dhe pastaj e bëjnë banesën lëmsh, në mënyrë që të duket si një grabitje e dhunshme.

Tani kur janë arrestuar nënë e birë, Rozeta dhe Havier Dobi, në mbarë opinionin është ngritur një pyetje: sa para fshehin nën dysheqet e tyre zyrtarët e lartë? Cilët janë më shumë fajtorë, pastrusja dhe biri i saj Robin Hud, apo ata që si pasojë e detyrës shtetërore, kanë në dorë fondet publike? Këto pandehma u bënë edhe më të forta pasi emri i zyrtares së kryeministrisë u fsheh në njoftimin e policisë që fliste për ngjarjen.

Historia nis më 15 Dhjetor kur punonjësja e kryeministrisë, Alda Klosi bëri një denoncim për vjedhjen e shtëpisë së saj.

Policia e Tiranës tha se shuma në cash bashkë me bizhuteritë e grabitura në banesën e saj arrin në 120.000 euro.

Ndonëse në asnjë rresht të njoftimit nuk thuhej se kujt i përkiste banesa e grabitur, gazetarët e nxorrën me shpejtësi në dritë emrin e “viktimës”, Alda Klosi një punonjëse me rrogë shteti, që nuk kuptohet pse kishte në shtëpi para cash të padepozituara në bankë.

Gjithashtu nuk dihet ende nëse Klosi i kishte deklaruar apo jo këto shuma siç e kërkon ligji për nëpunësit civil. Po nëse i kishte të padeklaruara, a do të guxonte ajo të bënte denoncimin për vjedhje në polici? A ka ajo tashmë një alibi se ato para dhe bizhuteri mund të jenë të dikujt tjetër, i afëm i saj?

Lexo më shumë  Zulfaj për bllokimin e qytetarëve në Serbi: Putini i vogël s’mund ta përballojë suksesin e Kosovës

Për të gjitha këto, burime policore që po hetojnë ngjarjen i kanë pohuar Top Channel se kanë nisur verifikimet ndaj Alda Klosit për të dhënë sqarime se cili ishte burimi i shumës cash të grabitur në shtëpinë e saj. Gjithashtu sipas burimeve të News 24, çështja po hetohet nga prokurorja Mirela Zavalani, për të zbuluar më shumë mbi burimin e të ardhurave të ish-zyrtares. Por ndërsa organet e drejtësisë bëjnë sikur qëmtojnë faktet, në rrejtet sociale ka nisur gjykimi publik. Togfalëshi më i përhapur është “pastruese tek qeveritarët”, aq sa duket sikur një pjesë e tyre e amnistojnë krimin e grabitësve. Në këtë linjë ka qenë edhe kreu i PD-së Sali Berisha që duke iu referuar qytetarit dixhital ka theksuar se paratë zyrtarja i kishte ta fshehura në dyshekë. “Shuma përrallore vidhen tek këshilltarja e kryeministrisë! Nënë e bir kishin vjedhur tek zyrtarja e lartë e Kryeminstrise qindra mijëra euro.

Policia në komunikatën e saj mban sekret emrin e zyrtares së vjedhur Alda Klosit, ish shefe e kabinetit të zv.Kryeministrit famoz Arben Ahmetaj, tani këshilltare në kryeministri, mbasi del problem origjina e parave të vjedhura” ka shkruar ai në Facebook. Ndërsa gazetari Mentor Kikia ka reaguar gjithashtu: Për herë të parë unë jam me hajdutin ordiner! Faleminderit që zbuluat hajdutin qeveritar! Nuk di se çfarë duhet të ndodhë më në këtë vend për ta quajtur llumin e llumrave!
Lajmi këtu nuk është se një pastruese vodhi 500 apo 600 mije Euro dhe shumë bizhuteri, në shtepinë ku punonte. Por që e zonja e shtepisë, qe kishte kaq shume para cash e bizhuteri, ishte një zyrtare e larte e qeverise. As me pak e as me shume, por Alda Klosi, ish Drejtoreshe e Koncesioneve, kur janë dhënë edhe koncesionet e inceneratoreve, dhe shefe kabineti e Arben Ahmetajt, ne çdo ministri ku ai ka drejtuar
” ka shkruar gazetari.

Lexo më shumë  Kush votoi kundër Kosovës në Asamblenë e Këshillit të Evropës

Kjo frymë ka lënë në hije dy grabitësit që me sa duket nuk e kanë për herë të parë këtë zanat. 

Policia e Tiranës ditën e arrestimit të Rozeta Dobit e cila punonte si pastruese në banesën e Alda Klosit dhe të djalit bashkëpuntor në vjedhje tha se u sekuestroi mbi 8 milionë lekë, të dyshuar të vjedhur në këtë banesë, sende me vlerë, 3 automjete, 2 prej tyre të blera me paratë e vjedhura, si dhe veshje të përdorura gjatë kryerjes së këtij krimi.

Sakaq policia e Tiranës ka dyshime se Rozeta dhe Havier Dobi, janë të përfshirë në të paktën 4 grabitje të tjera.

Nga rikontrolli i banesës të Rozeta dhe Havier Dobit paraditen e të Dielës, policia tha se në tubin e aspirarorit gjeti të fsheshur 404.800 euro dhe 8.500 dollarë. Pra këtu kuptohet edhe mospërputhja e shifrave të ndryshme që është shfaqur në disa media. Deri tani “pasuria” që medohet se ka qenë e Alda Klosit, sipas dëshmive nuk i kalon 120 mijë eurot, ndërsa paratë e tjera nënë e bir dyshohet se i kanë grabitur në disa shtëpi të tjera. Por edhe për këto raste Top Channel ka hedhur një hije dyshimi duke publikuar një lajm, ende të pavërtetuar, se Rozeta Dobi punonte si pastruese për zyrtarë të tjerë të ministrisë së financave. /lapsi.al/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *