Historia e këngës “Moj e bukura More”, për herë të parë e dokumentuar më 1708
Kënga “Moj e bukura more” cilësohet si një himn i emigrimeve, i dhimbjes dhe i mallit të të larguarve nga vendi amë dhe është ndër këngët arbëreshe të interpretuara më shpesh.
Dokumenti i këngës arbëreshe “Moj e bukura more” për herë të parë gjendet në dorëshkrimin e Kieutit, botim i vitit 1708, më pas këtë material do ta ribotonte në librin e tij filologu arbëresh Dhimitër Kamarda (1821-1882), në vitin 1866.
Në këtë dokument është publikuar teksti i kësaj kënge shkruar në shqip, por me alfabet grek.
Botim i këtij libri u realizua në Itali në vitin 1866 nga shtëpia botuese “F. ALBERGUETI E.C.”, i cili mban si titull: “Appendice al Saggio di Grammatologia Comprata Sulla Lingua Albanese” (Shtojcë e esesë së gramatikës e blerë në gjuhën shqipe) përgatitur me shumë kujdes nga filologu arbëresh Dhimitër Kamarda (1821-1882), duke pasur për bazë dorëshkrimin e Kieutit (1708).
Papa Piu II i shkruante Dukës së Burgonjës, Filipit: “Nuk mund t’i shohë njeriu pa derdhur lot këta refugjatë nëpër limanet e Italisë të uritur e të zhveshur, të shpërngulur nga vatrat e tyre që rrinë anës detit e ngrenë në qiell duart. Qajnë e vajtojnë në një gjuhë që s’ua marrim dot vesh.”
Sipas G. Schirò di Maggio, “O e Bukura More, përpara se t’i nënshtrohej ripunimit ideologjik të romantizmit të vonë, ishte pjesë e këngëve të festave të lashta të atdheut” dhe u interpretua, veçanërisht nga Arbereshët e Siçilisë, me rastin e disa festimeve rituale.
Në Palazzo Adriano u këndua në Malin e Trëndafilave në fund të pranverës, çdo vit në qershor, në të njëjtën periudhë në Mezzojuso u këndua në majë të një prej maleve me pamje nga qyteti, në Contessa Entellina u interpretua në majë të malit me pamje nga Santa Maria del Bosco dhe në Horën e Arbëreshëve, më në fund, në ditët e Rrëshajëve, në rrëzë të malit Pizzuta. Për faktin se kënga u interpretua nga maja e një mali përballë Lindjes, në një periudhë e cila nuk shkon para Pashkëve dhe përtej fundit të pranverës, si dhe për faktin se teksti i dedikohet të afërmve më të ngushtë të varrosur në vendlindjen e braktisur.
Sipas filologut arbëresh, Dhimitër Kamarda, kënga e ka origjinën tek arbëreshët e Italisë, të cilët sipas studimit të tij, u detyruan të largohen nga toka në Greqinë e sotme duke lënë trojet e tyre në vendin e quajtur More. “O e Bukura More” interpretimi i jashtëzakonshëm i artistëve italianë, Lavinia Mancusi, Gabriele Gagliarini.
More! Është një pasthirrmë?!… një vajzë e bukur?! Jo! More është Peloponezi i sotëm i Greqisë. Sipas studimit të botuar në Itali në vitin 1886, nga filologu arbëresh Dhimitër Kamarda, More është një trevë e madhe, së cilës grekët i kanë ndryshuar emrin dhe e kanë kthyer në Peloponezi. Kënga “O e bukura More” memorizon kujtesën e madhe të një atdheu të humbur. Sipas filologut arbëresh është një toponim i këtij vendi nga ku u larguan shumica e arbëreshëve të sotëm të Italisë.
“Moj e bukura More
si të lash e më ngë të pash
Si të lash, si të lash
siç të gjeta ngë të lash
Atje kam unë zotin At
atje kam unë zonjën Mëmë
atje kam dhe tim vëlla
gjithë mbuluar
të gjithë mbuluar
të gjithë mbuluar nën dhe
Ah e bukura More”.
Rruga Press