Art & Kulturë

Historia/ 1913, “The Boston Global” ngrinte alarmin për largimin e shqiptarëve

Viti 1913 nuk ishte një vit i lehtë për shqiptarët. Jemi një vit pas shpallje se Pavarësisë dhe vendi përballej me një sërë problematikash, jehona e të cilave mbërrinte deri në anën tjetër të Atlantikut. Gazetat amerikane shpesh raportonin mbi zhvillimet në vendin e vogël në Ballkan, sikurse është artikulli i mëposhtëm i “The Boston Global” i 28 prillit 1913.

“Ka për të ndodhur një eksod i madh i shqiptarëve sipas deklaratave në një takim masiv të thirrur nga Federata Pan-Shqiptare në Amerikë  në Lawrence Hall, Rr. 724 Washington, ekziston mundësia e një largimi masiv të shqiptarëve nga vendlindja e tyre, Shqipëria.

Për dy ditë, shumë telegrame kanë qarkulluar vendin, duke bërë thirrje që shqiptarët të paraqiten vullnetarë për shërbim në Ushtritë e Perandorit Franz Josef të Austrisë dhe deri pasditen e nesërme 30.000 nga 50.000 Shqiptarët në këtë vend kishin dalë vullnetarë.

Ky takim ishte i pari që u mbajt këtu nga shqiptarët që kur Faik Bej Konica u largua nga ky qytet me një kushtetutë për Shqipërinë të cilën ai dhe Nacionalistët e tjerë të shquar kishin hartuar.

Në atë kohë mendohej se Fuqitë e mëdha do të mbanin premtimet e tyre për një Shqipëri të lirë. Por, thonë shqiptarët, Fuqitë e mëdha duket se kanë bërë shaka dhe marrja e Scutarit (Shkodrës) nga Mali i Zi e vërteton.

Zonjusha Parakevi D. Kiryas, një e re shqiptare që studion në “Kolegjin Oberlin” erdhi këtu posaçërisht për të folur në takimin e djeshëm, ashtu si edhe Christo Dako i Jamestown, Hassan Mahomet dhe një numër delegatesh nga i gjithë vendi.

Gjithashtu foli edhe Dr, James l. Barton, sekretar i Bordit Amerikan të Misioneve të Huaja.

Dr. Barton rishikoi historinë e Shqipërisë dhe kujtoi ditët e Skënderbeut, heroit të madh kombëtar të shqiptarëve, i cili u stërvit në sundimin turk dhe për vite me radhë mbrojti pavarësinë.

Zonja Kiryas u ndal veçanërisht në premtimet e bëra nga Fuqitë e mëdha të një Shqipërie të lirë dhe të pavarur.

Ajo foli për kufijtë e propozuar të vendit të ri dhe kërkoi që të gjitha vilajetet e okupuara nga shqiptarët të përfshihen në Shqipërinë e ardhshme.

Christo Dako, i cili kryesoi, tregoi për fushatën e fshehtë për vullnetarët për të luftuar me Austrinë për të përzënë Malazezët nga Scutari (Shkodra).

Ai tha se përgjegjësit ishin të bindur se brenda pak ditësh numri i vullnetarëve do të ishte 50.000 nga ky vend.

Megjithatë, fushata nuk po zhvillohet vetëm në këtë vend.

Një telegram i marrë dje, deklaroi se 800.000 burra të kolonive shqiptare në Itali kanë dalë vullnetarë.

U miratuan rezoluta me të cilat telegramet dërgoheshin në konferencën e Ambasadorëve në Londër, duke u treguar atyre për vendosmërinë e shqiptarëve dhe perandorit Franz Josef, duke i ofruar sundimtarit austriak shërbimet e shqiptarëve.

Hassan Mahomet, kohët e fundit mbërriti në Nju Jork nga Shqipëria dhe i tregoi në shqip për incidentet në luftë.

Folës të tjerë ishin Panchi Papalido, Kasta Papa, Nastas Charko, George Demitri, Hamid Lumi, Vasil Tromara, dhe Kristo Kirka. /

YouTube player