BallinaBota

Histori e denjë për filma, 40 vite pa faj në burg

Walter Forbes ishte një student i ri në kolegj në vitin 1982, kur u gjend mes një sherri të dhunshëm mes dy grupeve, jashtë një lokali në qytetin e tij të vogël në Michigan.

Njëri nga të rinjtë, Dennis Hall, u hakmor ditën tjetër, duke qëlluar Forbes katër herë. Shpejt pas kësaj ngjarje, Hall vdiq në një zjarrvënie të qëllimshme. Me hetime të përshpejtuara dhe me mangësi, Forbes u dënua me burgim të përjetshëm, pa të drejtë lirie me kusht.

Por, pasi kreu gati katër dekada burg, Forbes u lirua sepse dëshmitarja kyçe hoqi dorë nga dëshmia e saj, e cila në fakt ishte e vetmja provë për dënimin e Forbes.

Lexo më shumë  Shefi i NATO-s paralajmëron aleatët evropianë: Mund të jeni objektivi i rradhës i Rusisë

Annice Kennebrew deklaroi asokohe se kishte parë Forbes dhe dy burra të tjerë që mbanin bombola gazi pranë ndërtesës gjatë kohës së zjarrit, dhe derdhnin benzinë ​​rreth pallatit. Megjithatë, thuajse 38 vite më pas, ajo u tërhoq nga dëshmia e saj dhe pranoi që kishte gënjyer sepse disa të rinj i kishin bërë presion.

“Gjithçka që i thashë policisë dhe gjithçka që unë dëshmova në gjyq në lidhje me vendosjen e zjarrit, ishte një trillim”, deklaroi ajo. “Me sa di unë, Walter nuk kishte asnjë lidhje me këtë krim”.

Lexo më shumë  ShBA-ja po e shtyn Ukrainën t’i tërheqë trupat nga Donbasi e të krijohet “zonë e lirë ekonomike” - Zelenski: Nuk është plan i drejtë

Pas rihetimit të çështjes, gjykata vendosi ta lironte Walter Forbes me 20 nëntor. Tani ai shpreson të gjejë një punë dhe ta jetojë pjesën tjetër të jetës i lirë.

Ndërkaq, i dyshuari kryesor që mendohet të fshihet pas ngjarjes ka ndërruar jetë. Ai është Jonas, pronari i ndërtesës. Dyshimet e para për të nisën katër ditë pas zjarrit, kur një telefonatë anonime e fajësoi atë se e bëntë këtë gjë vazhdimisht për të përfituar nga sigurimet.

Vlera maksimale e rishitjes së pronës ishte 35 000 dollarë, ndërsa sipas dokumenteve sigurimi pagoi 50 200 dollarë.

YouTube player