Lajme

Hiqet TVSH-ja për produktet bazë të ushqimit në Maqedoninë e Veriut

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se Qeveria e MV-së ka miratuar gjithsej 26 masa dhe rekomandime për ballafaqim me krizën ekonomike. Në mesin e masave është edhe heqja e TVSH-së për produktet bazë të ushqimit.

“Ulje të TVSH-së për produktet bazë nga 5 përqind në 0 përqind (bukë, sheqer, miell tip 400, vaj për ushqim, qumësht, mish i freskët, oriz dhe vezë”, tha Kovaçevski.

Lexo më shumë  Sveçla: Filloi punën grupi punues që do të hartojë Strategjinë Nacionale kundër krimit të organizuar

“Me këtë masë ndalojmë krijimin e fitimit jashtë normales, ndërsa do të ndikohet edhe në zbutjen e çmimeve me mbrojtjen e kategorive të produkteve ushqimore”, tha mes tjerash Kovaçevski, duke shtuar se do të hiqen edhe tatimet doganore për importin e produkteve bazë ushqimore, nga të gjitha vendet.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *