Sport

Hidhet sot shorti i grupeve të Champions League, çfarë duhet të dini

Ditën e djeshme u caktuan 32 ekipet që do marrin pjesë në fazën finale të Champions League.

Kishte surpriza e befasi, me Sheriff Tiraspol, kundërshtarin e Teutës, që bëri surprizën dhe arriti në grupe.

26 ekipe janë kualifikuar në këtë fazë në mënyrë direkte, ndërsa 6 të tjera arritën të kalojnë raundet kualifikuese dhe janë mes më të mirave.

Mbrëmjen e sotme në orën 18:00, në Stamboll të Turqisë do të mbahet shorti i fazës së grupeve të Champions League, me skuadrat, që janë të ndara në vazo dhe shorti mund të formojë duele mjaft të forta.

Ekipe si Barcelona, Real Madrid, Juventus apo Borussia Dortmund ndodhen në vazon e dytë dhe mund të përballen me të tjerë të mëdha që ndodhen në vazon kryesore. Gjithsej janë 4 vazo.

Të ftuarit special në mbrëmjen e sotme janë dy ish-londinezë, Branislav Ivanović dhe Michael Essien, të cilët do të ndihmojnë me shortin.

Si bëhet ndarja e vazove. Në vazon e parë janë skuadrat kampione të 6 ligave më të forta dhe fituesi i Europa League (Villarreal) dhe fituesi në fuqi (Chelsea). Më pas vazot 2,3 dhe 4 përcaktohen sipas renditjes së koeficientit të klubit.

Duhet të themi se në këtë raund nuk do ketë përballje të skuadrave të një vendi, teksa do ketë edhe kufizime të tjera, që do shpallen në momentin e hedhjes së shortit. Faza e grupeve të Champions League nis në mes të shtatorit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *